Fitore e madhe e sllovenit në etapën e 8-të të Vuelta Espana

Çiklizëm

Fitore e madhe e sllovenit në etapën e 8-të të Vuelta Espana

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:34
Rogliç

Primozh Rogliç, nënkampion i “Tour de France”, fitoi në fazën e 8-të të Vuelta a Espana.

Në etapën e drejtuar në malet e bukura të rajonit spanjoll të La Rioja, slloveni kishte një kundërsulm perfekt në kilometrin e fundit dhe ai arriti në vijën e finishit me një avantazh prej 13 sekondash ndaj udhëheqësit të Vueltas, Richard Karapaz.

Me këtë triumf, kampioni aktual Rogliç arriti nga vendi i katërt në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm. Kjo është fitorja e tij e dytë në Vuelta të këtij viti. Tani ai ka përgjysmuar diferencën në klasifikimin e përgjithshëm - ai është 13 sekonda pas ekuadorianit Karapaz, ndërsa irlandezi i treti është Dan Martin me 28 sekonda me pak.

Edicioni i shkurtuar i Vuelta-s i këtij viti, ka 18 etapa dhe është kryesisht nëpër male në veri të Spanjës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat