Vuelta e Spanjës që u mbyll ditën e diel ka lënë pasoja. Sipas mediave spanjolle, 45 agjentë policie që shoqëronin çiklistët dhe stafet gjatë këtij turneu kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Bëhet fjalë për një polici private që ishte angazhuar në mbarëvajtjen e këtij turneu të biçikletës.
Testet janë kryer ditën e diel, pas përfundimit të garës, në 150 persona dhe 45 prej tyre dolën pozitiv.
Të gjithë personat e infektuar janë asimptomatik dhe aktualisht ndodhen në izolim pranë shtëpive të tyre. Për fat të mirë, asnjë çiklist apo staf nuk doli pozitiv gjatë turneut të Vueltës së Spanjës.