Rikthim spektakolar i Mark Cavendish!

Çiklizëm

Rikthim spektakolar i Mark Cavendish!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2021 Në ora: 19:29
Rikthim spektakolar i Mark Cavendish!

Sprinteri i famshëm britanik, Mark Cavendish, fiton etapën e katërt të ‘Tour de France’. Rikthim spektakolar i Mark Cavendish!
Pas pesë vitesh ai mirëpriti triumfin në garën më të madhe të çiklizmit në botë.

Ai ishte superior, duke triumfuar me kohë 03.20' 17' orë'.

Në moshën 36 - vjeçare, Cavendish ka provuar se ai mund të jetë përsëri në formën më të mirë, pavarësisht se disa vite kishte probleme me lëndime.

Çiklist nga Britania e Madhe, Mark Cavendish, është i emocionuar për fitoren në etapën e katërt të edicionit të 108-të në ‘Tour de France 2021’. 

Mark Cavendish ngadhënjeu në garën në relacionin Redon - Fougères, me gjatësi të shtegut 150.4 kilometra. 

Britaniku regjistron fitoren e 31-të në këtë garë.

"Nuk di çfarë të them’, tha Cavendish i përlotur. “Vetëm të jesh këtu është mjaft e veçantë”, tha mes të tjera ai.

Në klasifikimin e përgjithshëm, Matthew van der Poel e ruan pozitën e liderit, i ndjekur nga Julian Alaphilippe.

Nesër mbahet etapa e pestë në relacionin Changé - Laval Espace Mayenne, me gjatësi të shtegut 27.2 kilometra.

Etapa e katërt
1. Mark Cavendish (Deceuninck - Quick – Step)    03h 20' 17''
2. Nacer Bouhanni (Team Arkea - Samsic    )    03h 20' 17''
3. Jasper Philipsen (Alpecin – Fenix)    03h 20' 17''
4. Michael Matthews (Team Bikeexchange)    03h 20' 17''
5. Peter Sagan    (Bora – Hansgrohe)    03h 20' 17''
6. Cees Bol (Team Dsm)    03h 20' 17''
7. Christophe Laporte (Cofidis)    03h 20' 17''
8. Mads Pedersen (Trek – Segafredo)     03h 20' 17'    -
9.  Boy Van Poppel (Intermarche – Wanty)    03h 20' 17''    -
10.  Andre Greipel (Israel Start-Up Nation)    03h 20' 17''
   
Renditja e përgjithshme 
1. Mathieu Van Der Poel (Alpecin – Fenix)        16h 19' 10''
2. Julian Alaphilippe (Deceuninck - Quick – Step)    + 00h 00' 08''
3. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    + 00h 00' 31''
4. Wout Van Aert (Jumbo – Visma)    + 00h 00' 31''
5. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe)    + 00h 00' 38''
6. Tadej Pogacar (Uae Team Emirates)    + 00h 00' 39''
7. Enric Mas (Movistar Team)    + 00h 00' 40''
8. Nairo Quintana (Team Arkea – Samsic)    + 00h 00' 40''
9. Pierre Latour (Totalenergies)    + 00h 00' 45''
10. David Gaudu (Groupama – FDJ)    +52

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat