Mohoriç shënon fitore të madhe në etapën e shtatë të ‘Tour de France’

Çiklizëm

Mohoriç shënon fitore të madhe në etapën e shtatë të ‘Tour de France’

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2021 Në ora: 18:29
Mohoriç shënon fitore të madhe në etapën e shtatë të ‘Tour de France’

Çiklisti slloven, Matej Mohoriç, ka shënuar fitore të madhe në etapën më të gjatë përkatësisht të shtatë të garës prestigjioze ‘Tour de France’, që u mbajt në Le Creusot, me gjatësi të shtegut 249.1 kilometra. 

“Unë e kam fituar ‘Vuelta de Giro’, por kjo është diçka e veçantë, pasi është gara më e madhe në botë. Unë jam shumë i mirë në etapa të gjata", tha mes të tjera Mohoriç.

Mathieu Van Der Poel kryeson renditjen e përgjithshme me 30 sekonda para vendi të dytë.  Mathieu Van Der Poel e mban edhe më tej fanellën e verdhë. 

Gara e radhës mbahet nesër  në relacionin Oyonnax - Le Grand-Bornand, me gjatësi të shtegut 150.8 kilometra. 

Etapa e 7-të

1. Matej Mohoric (Bahrain Victorious)    05h 28' 20''
2. Jasper Stuyven (Trek – Segafredo)    + 00h 01' 20''
3. Magnus Cort Nielsen  (Ef Education – Nipp)     + 00h 01' 40''
4.  Mathieu Van Der Poel (Alpecin – Fenix)     + 00h 01' 40''
5. Kasper Asgreen (Deceuninck - Quick – Step)    + 00h 01' 40''
6. Franck Bonnamour (B&B Hotels P/B KTM)    + 00h 01' 40''
7.  Patrick Konrad (Bora – Hansgrohe)    + 00h 01' 40''
8.  Wout Van Aert (Jumbo – Visma)    + 00h 01' 40''
9. Brent Van Moer (Lotto Soudal)    + 00h 01' 44''
10.  Dorian Godon (AG2R Citroen Team)     + 00h 02' 45''

Renditja e përgjithshme

1. Mathieu Van Der Poel (Alpecin – Fenix)    25h 39' 17''
2. Wout Van Aert (Jumbo – Visma)    + 00h 00' 30''
3. Kasper Asgreen (Deceuninck - Quick – Step)    + 00h 01' 49''
4. Matej Mohoric (Bahrain Victorious)    + 00h 03' 01''
5. Tadej Pogaçar (Uae Team Emirates)    + 00h 03' 43''
6. Vincenzo Nibali (Trek – Segafredo)    + 00h 04' 12''
7. Julian Alaphilippe (Deceuninck - Quick – Step)    + 00h 04' 23''
8. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech)    + 00h 04' 56''
9 . Pierre Latour (Totalenergies)    + 00h 05' 03''
10. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo)    + 00h 05' 04'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat