O'Connor shënon fitoren e parë nëpër një mot me shi e të ftohtë në ‘Tour de France 2021’

Çiklizëm

O'Connor shënon fitoren e parë nëpër një mot me shi e të ftohtë në ‘Tour de France 2021’

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2021 Në ora: 18:36
O'Connor shënon fitoren e parë nëpër një mot me shi e të ftohtë në ‘Tour de France 2021’

Çiklisti australian, Ben O’Connor, 25 vjeç, shënon fitoren e tij të parë në garën prestigjioze “Tour de France”.

Një fitore domethënëse në etapën e nëntë dhe nëpër një mot me shi e të ftohtë!

Ai zuri vendin e parë kohë të kaluar për 04. 26' 43'' orë, në relacionin Cluses-Tignes, me gjatësi të shtegut 144,9 kilometra.  

Image

Tadej Pogaçar

Australiani la pas Mattia Cattaneo (Deceuninck – Quick-Step) dhe Sonny Colbrelli (Bahrain Victorious) duke zënë vendin e dytë përkatësisht të tretë.

Australiani me këtë fitore në edicionin e 108-të, ngritët në vendin e dytë të renditjes së përgjithshme, ka dy minuta e një sekondë më pak se lideri Tadej Pogaçar nga Sllovenia. Pogaçar është në formë dhe e mban fanellën e verdhë.

Etapa e dhjetë do të zhvillohet të martën në relacionin Albertville-Valence, me gjatësi të shtegut 190.7 kilometra, ndërsa dita e nesërme është pushim.

Etapa e 9-të

1. Ben O'connor (AG2R Citroen Team)    04h 26' 43''
2. Mattia Cattaneo (Deceuninck - Quick – Step)    + 00h 05' 07''
3. Sonny Colbrelli (Bahrain Victorious)    + 00h 05' 34''
4. Guillaume Martin (Cofidis)     + 00h 05' 36''
5. Franck Bonnamour (B&B HOTELS P/B KTM)     + 00h 06' 02'
6. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    + 00h 06' 02''
7. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    + 00h 06' 34''
8. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    + 00h 06' 34''
9.  Enric Mas (Movistar Team)     + 00h 06' 34''
10.  Rigoberto Uran (EF Education – Nippo)    + 00h 06' 34''

Renditja e përgjithshme 

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    34h 11' 10''
2. Ben O'Connor (AG2R Citroen Team)    + 00h 02' 01''
3. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo)    + 00h 05' 18''
4. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    + 00h 05' 32''
5. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    + 00h 05' 33''
6. Enric Mas (Movistar Team)    + 00h 05' 47''
7. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe)    + 00h 05' 58''
8. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech)    + 00h 06' 12''
9. Guillaume Martin (Cofidis)    + 00h 07' 02''
10. David Gaudu (Groupama – FDJ)    + 00h 07' 22'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat