Mark Cavendish - një fitore larg rekordit të Eddy Merckx

Çiklizëm

Mark Cavendish - një fitore larg rekordit të Eddy Merckx

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2021 Në ora: 18:37
Mark Cavendish - një fitore larg rekordit të Eddy Merckx

Çiklisti britanik, Mark Cavendish, fiton etapën e 10-të “Tour de France” dhe është vetëm një fitore larg rekordit të legjendës belge Eddy Merckx. 

Ylli i sprintit, Cavendish, ka shënuar fitoren e tretë në edicionin e 108-të të “Tour de France” dhe të 33-të në karrierën e tij në këtë garë. 

Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) mban fanellën e verdhë (lider në renditjen e përgjithshme), duke e lënë pas Ben O'Connor (AG2R Citroen Team).

Image

Tadej Pogaçar

Cavendish triumfon me kohë për 04. 14' 07' orë në relacionin Albertville-Valence, me gjatësi të shtegut 190,7 kilometra. Cavendish mbizotëroi duke lënë pas Wout van Aert dhe Jasper Philipsen. 

Etapa e 11-të mbahet nesër në relacionin Sorgues –Malaucene, megjatësi të shtegut në 198,9 kilometra.

Etapa e 10-të

1. Mark Cavendish (Deceuninck - Quick – Step)    04h 14' 07''
2. Wout Van Aert (Jumbo – Visma)    04h 14' 07''
3. Jasper Philipsen (Alpecin – Fenix)    04h 14' 07'
4. Nacer Bouhanni (Team Arkea – Samsic)    04h 14' 07'
5. Michael Matthews (Team Bikeexchange)    04h 14' 07''
6. Michael Mørkøv (Deceuninck - Quick – Step)    04h 14' 07''
7.  André Greipel (Israel Start-Up Nation)    04h 14' 07''
8. Peter Sagan (Bora – Hansgrohe)    04h 14' 07'
9. Anthony Turgis (Totalenergies)    04h 14' 07''
10. Cees Bol (Team DSM)    04h 14' 07''

Renditja e përgjithshme 

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    38h 25' 17''
2. Ben O'Connor (AG2R Citroen Team)    + 00h 02' 01''
3. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo)    + 00h 05' 18''
4. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    + 00h 05' 32''
5. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    + 00h 05' 33''
6. Enric Mas (Movistar Team)    + 00h 05' 47''
7. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe)    + 00h 05' 58''
8. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech)    + 00h 06' 12''
9. Guillaume Martin (Cofidis)    + 00h 07' 02''
10. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 07' 22'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat