Holandezi triumfon në etapën e 14-të të ‘Tour de France’, fitoren e parë e regjistroi në vitin 2017! 

Çiklizëm

Holandezi triumfon në etapën e 14-të të ‘Tour de France’, fitoren e parë e regjistroi në vitin 2017! 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2021 Në ora: 18:05
Holandezi triumfon në etapën e 14-të të ‘Tour de France’, fitoren e parë e regjistroi në vitin 2017! 

Holandezi Bauke Mollema është fituesi i etapës së 14-të të garës së çiklizmit “Tour de France 2021”.

Ai tregoi paraqitje shumë të mirë 40 kilometra para përfundimit të garës. 

Slloveni Tadej Pogaçar vazhdon të mbetet fuqishëm në krye të renditjes së përgjithshme.

Image

Pogaçar kryeson në renditjen e përgjithshme

Mollema ishte duke pritur me padurim fitoren e tij të dytë në “Tour de France” që nga viti 2017. 

Holandezi 34-vjeçar e nisi sulmin vendimtar nga Cote de Galinaguesa rreth 42 kilometra para fundit të garës.

Mollema përfundoi i pari duke festuar me një minutë epërsi ndaj austriakut Patrick Konrad, ndërsa kolumbiani Sergio Andres Higuita përfundoi i treti, në garën që u zhvillua në relacionin Carcassonne-Quillan, me gjatësi të shtegut 183,7 kilometra. Tadej Pogaçar vazhdon të mbajë fanellën e verdhë.

Çiklistët të dielën do të garojnë në pikën më të lartë të këtij viti: 2408 metra lartësi mbidetare.

Etapa e 15-të, nga Cereta në Andorra la Vielle (191.3 kilometra). 

Etapa e 14-të

1. Bauke Mollema (Trek – Segafredo)    04h 16' 16''
2. Patrick Konrad (Bora – Hansgrohe)    + 00h 01' 04'
3. Sergio Andres Higuita Garcia (EF Education – Nippo)    +00h 01' 04''
4. Mattia Cattaneo (Deceuninck - Quick – Step)    + 00h 01' 06''    -    -
5. Michael Woods (Israel Start-Up Nation)    + 00h 01' 10''
6. Omar Fraile (Astana - Premier Tech) + 00h 01' 25''
7. Elie Gesbert (Team Arkea – Samsic)    + 00h 01' 25''    
8. Quentin Pacher (B&B Hotels P/B KTM)    + 00h 01' 25'
9. Louis Meintjes (Intermarche - Wanty - Gobert Materiaux)    + 00h 01' 26'
10. Jhoan Esteban Chaves (Team Bikeexchange)    + 00h 01' 28'

Renditja e përgjithshme

1.Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    56h 50' 21''
2. Guillaume Martin (Cofidis)    + 00h 04' 04''
3. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo)    + 00h 05' 18''
4. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    + 00h 05' 32''
5. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    + 00h 05' 33''
6. Ben O'Connor (AG2R Citroen Team)    + 00h 05' 58''
7. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe)    + 00h 06' 16''
8. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech)    + 00h 06' 30''
9. Enric Mas (Movistar Team)    + 00h 07' 11''
10. Mattia Cattaneo (Deceuninck - Quick – Step)     00h 09' 48'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat