​Organizohet edicioni i 20-të i “Tour of Kosova”

Çiklizëm

​Organizohet edicioni i 20-të i “Tour of Kosova”

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 11:21
“Tour of Kosovo”

Federata e Çiklizmit të Kosovës (FÇK) është duke e organizuar garën ndërkombëtare “Tour of Kosovo” për herën e 20-të radhazi, ku pjesë e saj do të jenë garues të shteteve të shumta të Evropës dhe jo vetëm.

Pjesë e ceremonisë hapëse ishin edhe krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Ismet Krasniqi së bashku me nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Krasniqi tha që kjo garë është ndër më prestigjiozet në Kosovë, ku edhe ka përgëzuar drejtuesit e FÇK-së për organizimin madhështor.

Krasniqi iu ka uruar fat garuesve sot, veçanërisht atyre të Kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat