Tadej Pogaçar - mbret i ‘Tour de France 2021’ 

Çiklizëm

Tadej Pogaçar - mbret i ‘Tour de France 2021’ 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2021 Në ora: 19:50
Tadej Pogaçar - mbret i ‘Tour de France 2021’ 

Edicioni i 108-të i çiklizmit ‘Tour de France 2021’ përfundon me një paradë tradicionale të kampionëve në Paris. 

Slloveni 22-vjeçar Tadej Pogaçar u bë kampion për herë të dytë rresht dhe më i riu i ‘Tour de France 2021’, në historinë e kësaj gare më të madhe të çiklizmit në botë.

Tadej Pogaçar përfundoi i pari në renditjen e përgjithshme, me epërsi prej 5 minuta e 20 sekonda ndaj vendit të dytë, Jonas Vingegaard. 

Image

Pamje nga gara

Richard Carapaz renditet në pozitën e tretë ne kohë më të dobët për 7 minuta e 2 sekonda larg fituesit të edicionit të 108-të garës më prestigjioze. 

Kampioni belg, Wout van Aert, triumfon në garën e fundit përkatësisht në etapën e 21-të, që u mbajt në relacionin Chatou-Paris Champs-Élysées, me gjatësi të shtegut 108.4 kilometra.

Image

Pamje nga gara, ku triumfon belgu

Renditja e përgjithshme 

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    82. 56' 36 orë
2. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    + 00h 05' 20'
3. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    + 00h 07' 03'
4. Ben O'connor    (AG2R Citroen Team)    + 00h 10' 02'
5. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe)    + 00h 10' 13'
6. Enric Mas (Movistar Team)    + 00h 11' 43'
7. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech)    + 00h 12' 23'
8. Guillaume Martin (Cofidis)    + 00h 15' 33'
9. Peio Bilbao (Bahrain Victorious)    + 00h 16' 04'
10. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo)    + 00h 18' 34'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat