Çiklistja feston medaljen e artë olimpike

Çiklizëm

Çiklistja feston medaljen e artë olimpike

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:28
Çiklistja feston medaljen e artë olimpike

Çiklistja autriake Ana Kiesenhofer ka arritur një triumf historik në Lojërat Olimpike duke fituar medalje ari në garën e zhvilluar në ‘’Speedway International Fuji’’ që ishte e gjatë 137 kilometra.  

Austriakja krijoi një shkëputje prej 5 minutash nga rivalja holandeze Anemiek Van Vleuten duke pedaluar për 40 kilometra thuajse e vetme.

Pa radio gare dhe me ekipe të vogla që garonin, holandezja nuk e dinte që Kiesenhofer ishte e para dhe pasi kaloi vijën e finishit, festoi për medaljen e arit. Por, çiklistja austriake kishte mbërritur aty 75 sekonda para, duke çuar dëm festën e Van Vleuten.

Ana Kiesenhofer nuk kishte një kontratë profesionisti që prej vitit 2017, por u bë pjesë e ekipit austriak të Lojërave Olimpike falë eksperiencës duke fituar dhe medalje të artë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat