Çiklisti slloven fiton medaljen e artë olimpike

Çiklizëm

Çiklisti slloven fiton medaljen e artë olimpike

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 16:51
Çiklisti slloven fiton medaljen e artë olimpike

Primozh Rogliç kompletoi një muaj të shkëlqyer për çiklizmin slloven, duke fituar medaljen e artë në etapën individuale me kronometër.

Ai i shtoi një medalje të artë në këtë mënyrë asaj të bronztë të fituar nga kampioni i “Tour De France”, Tadel Pogecar, në garën e rrugës.

Rivali më i afërt i Rogliç shte specialisti holandez, Tom Dumoulin, që përfundoi një minutë pas tij, për të fituar medaljen e dytë të argjendtë në këtë Olimpiadë. Rohan Dennis i Australisë mori medaljen e bronztë.

Një sukses i madh për çiklistin slloven.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat