Trajneri i kombëtares përjashtohet nga Olimpiada për racizëm

Çiklizëm

Trajneri i kombëtares përjashtohet nga Olimpiada për racizëm

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 12:21
Trajneri i kombëtares përjashtohet nga Olimpiada për racizëm

Drejtuesit e delegacionit olimpik gjerman në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” kanë vendosur të përjashtojnë nga Olimpiada trajnerin e kombëtares gjermane të çiklizmit, Patrick Moster.

Ai ka qenë dje protagonist i një episodi të shëmtuar, konsideruar me sfond racist, teksa nxiste një çiklist gjerman gjatë garës (nikias Arndt).

Gjatë garës, në një moment, trajneri Moster  nxiste çiklisitin që të ecte më shpejt dhe të kapte dy rivalët që ishin para tij, algjerianin Azzedine Lagap dhe Amaniel Ghebreigzabhier të Eritresë. “Shko kapi ato dy gamilet para teje”, ka qenë fraza e thënë nga trajneri Moster, ndërkohë që pamjet janë transmetuar “live”.

Kjo frazë është transmetuar më pas në të gjitha rrjetet sociale dhe ka bërë xhiron e botës. Trajneri gjerman ka kërkuar ndjesë për këtë incident dhe për atë deklaratë, por kjo s’ka mjaftuar. Komiteti Olimpik Gjerman pranoi ndjesën, por e ka konsideruar sjelljen e trajnerit jo të denjë për vlerat olimpike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat