Ekipi i çiklizmit të Italisë fitoi medalje të artë

Çiklizëm

Ekipi i çiklizmit të Italisë fitoi medalje të artë

Nga: K.G. Më: 4 gusht 2021 Në ora: 13:25
Ekipi i çiklizmit të Italisë fitoi medalje të artë

Ekipi i çiklizmit për meshkuj i Italisë fitoi medalje të artë sot (në 4000 metra) në Lojërat Olimpike në Tokio, me një rekord të ri botëror.

Simone Consoni, Filippo Ghana, Francesco Lamon dhe Jonathan Milan arritën një kohë prej 3:42.032, që është një rekord i ri botëror.

Ata mundën Danimarkën në finale, e cila përfundoi me rezultatin 3:42,198. 

Vendi i tretë u mor nga çiklistët e Australisë, të cilët fituan një medalje argjendi në Lojërat në Rio në vitin 2016.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat