60 çikliste femra largohen nga Afganistani

Çiklizëm

60 çikliste femra largohen nga Afganistani

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 12:37
60 çikliste femra largohen nga Afganistani

Eksodi i njerëzve dhe sportistëve që janë larguar apo presin largohen nga Afganistani vijon.

Mes tyre që kanë lënë dhe synojnë të lënë Kabulin janë edhe një grup i madh çiklistesh femra, mbi 200 prej tyre, nga mosha 15 deri 30 vjeçe.

Vitet e fundit ato kanë pedaluar me biçikletë në 7 provincat e këtij vendi, në promovimin e vlerave të gruas.

Jo vetëm kaq, por ato kanë marrë pjesë në mjaft evente sportive zyrtare të garave të rrugës apo mountain bike në çiklizëm.

Sipas mediave të ndryshme, shumë prej tyre kanë arritur në destinacionin final (rreth 60), ndërsa pjesa tjetër janë në pritje për t’u larguar nga Afganistani, ndërkohë që kanë marrë vizat nga vendet pritëse.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat