Organizatorët paraqiten planin për garën ‘Tour de France’

Çiklizëm

Organizatorët paraqiten planin për garën ‘Tour de France’

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2021 Në ora: 17:17
Organizatorët paraqiten planin për garën ‘Tour de France’

Organizatorët e garës së çiklizmit ‘Tour de France’ prezantuan sot planin për garën e ardhshme përkatësisht të 109-të përmes Francës, dhe faza fillestare do të zhvillohet në Kopenhagë.

Gara do të zhvillohet vitin e ardhshëm nga 1 deri më 24 korrik, me një gjatësi totale prej 3,328 kilometrash (21 etapa), dhe përveç etapave daneze dhe franceze, do të zhvillohet edhe në Belgjikë dhe Zvicër.

Ata  do të përfshijnë, ndër të tjera, gjashtë etapa fushore dhe gjashtë malore (kthimi në Alp D’Ez, pas 2018), si dhe dy etapa kronometër.

Fundi i garës do të mbahet si tradicionalisht në Champs Elysees në Paris.

Gara e femrave do të zhvillohet nga 24 deri më 31 korrik, me gjithsej tetë etapa.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat