Shkaktoi aksidentin masiv në 'Tour de France', 4 muaj burg për tifozen

Çiklizëm

Shkaktoi aksidentin masiv në 'Tour de France', 4 muaj burg për tifozen

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 15:59
Shkaktoi aksidentin masiv në 'Tour de France', 4 muaj burg për tifozen

Tifozja franceze, që në korrik të këtij viti shkaktoi një rrëzim masiv në Tour de France, rrezikon 4 muaj burg.

Është ky dënimi që ka kërkuar prokuroria e Brest pas përfundimit të hetimeve, ndërkohë që vendimi do të merret nga gjykata.

Prokoruria nënvijëzoi se tifozja 31-vjeçare ishte e vetëdijshme për rrezikshmërinë e veprimit të saj, kur doli para çiklistëve, anash rrugës, me një tabelë.

Pritet që kjo masë të ndryshojë në gjobë për tifozen, që përshëndeste gjyshërit e saj me një pankartë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat