Agim Kasapolli është i pikëlluar, humb një mik të madh dhe ish kryetar i federatës 

Çiklizëm

Agim Kasapolli është i pikëlluar, humb një mik të madh dhe ish kryetar i federatës 

Nga: K.G. Më: 19 tetor 2021 Në ora: 11:54
Agim Kasapolli është i pikëlluar, humb një mik të madh dhe ish kryetar i federatës 

Komentatori i mirënjohur sportiv, Agim Kasapolli, është i pikëlluar me ikjen në amshim të mikut të tij, Agim Mala, ish kampion i Kosovës në çiklizëm dhe ish kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës. 

Kosova mbetet edhe pa një veprimtar të shquar sportiv.  

“Ishte i rëndë lajmi i ikjes sate në amshim, miku im Agim Mala. 

Sot ti hesht, dhe unë nuk dua të pranojë se nuk do të flas më me ty. Lutem për ty dhe kërkojë bekimin e Zotit, sepse ti ishe një njeri modest e i heshtur, i mirë, i dashur, i vyer, i dobishëm për familjen, miqt e atdheun!

Agim miku im i ditëve të lumtura dhe të vështira, lajmi për ikjen tënde nga mesi ynë rëndon zemrën por na freskon krenarin, sepse njeriu vlerësohet nga veprat e jetës së tij!

Ishe kampioni i Kosovës në garat e para zyrtare në çiklizëm, ishe kryetari i kësaj federate atëherë kur postet në Kosovë ishin sakrificë, me mijëra nxënës i arsimove. Se bashku punuam në arsim dhe krijuam ekipin e pioniereve në basketboll e cila zuri vendin e parë  në ish Yu.

Agim Mala ishte  personalitet me vlera të larta njerëzore. Lamtumirë shoku im i jetës, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Kasapolli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat