Krasniqi: Me pikëllim dhe zemër të thyer morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Agim Malës

Çiklizëm

Krasniqi: Me pikëllim dhe zemër të thyer morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Agim Malës

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 14:03
Krasniqi: Me pikëllim dhe zemër të thyer morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Agim Malës

Komiteti Olimpik i Kosovës, me president Ismet Krasniqi, i shpreh ngushëllime familjes Mala.

Ka ndërruar jetë Agim Mala, ish president i Federatës së Çiklizmit të Kosovës.

“Me pikëllim dhe zemër të thyer morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kontribuesit të madh të sportit, doajenit të çiklizmit, Agim Mala.

Mala ishte kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës në periudhën 2004 – 2008, ndërsa për një kohë ishte edhe trajner i kombëtares së Kosovës në çiklizëm, si dhe kampion i Kosovës në çiklizëm.

Agimi, si personalitet me vlera të larta njerëzore, dha kontribut të çmuar në avancimin dhe masivizimin e çiklizmit në Kosovë dhe sportit në përgjithësi.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, Federatës së Çiklizmit të Kosovës, miqve, dhe gjithë dashamirësve të sportit”, shpreh ngushëllime Ismet Krasniqi, president i Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat