Gruaja që i rrëzoi garuesit, dënohet me të holla

Çiklizëm

Gruaja që i rrëzoi garuesit, dënohet me të holla

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 12:09
Gruaja që i rrëzoi garuesit, dënohet me të holla

Është dënuar tifozja që shkaktoi kaos të paparë në garën prestigjioze “Tour De France” të këtij viti.

Gruaja e cila shkaktoi aksident në garën e famshme ku mbetën të lënduar rëndë disa çiklistë, është gjobitur me 1200 euro, raportojnë mediat botërore.

Kujtojmë, një zonjë 31-vjeçare mori një karton me mbishkrim dhe e drejtoi drejt kamerës, duke rrëzuar kështu çiklistin gjerman Tony Martin.

Me rënien e Martinit filluan të binin edhe çiklistë të tjerë të grup, ku rreth 50 prej tyre përfunduan në tokë, pati edhe të lënduar, ndërsa video e rënies u bë shumë e njohur në rrjetet sociale brenda pak kohësh.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat