Haliti nderohet me mirënjohje nga Federata e Çiklizmit të Kosovës

Çiklizëm

Haliti nderohet me mirënjohje nga Federata e Çiklizmit të Kosovës

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 10:26
Sokol Haliti, Avni Nuha

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim kryetarin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës Avni Nuha. Në shenjë respekti për bashkëpunimin e mire, dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet komunës së Vitisë dhe Federatës së Çiklizmit, kryetari Sokol Haliti u nderua me mirënjohje.

Kryetari Haliti ka falënderuar Federatën e Çiklizmit, për bashkëpunimin që e kanë pasur ndër vite.

Ai po ashtu tha se përveç çiklizmit Komuna e Vitisë çdo ditë po përmbushet me formimin klubeve të reja si klubi futsallit, klubi futbollit për femra, atletikës, organizimi i rekordit të “Guinness” në Viti, po e freskojnë dhe përmbushin çdo ditë aktivizimin e rinisë sportive.

Ndërsa z. Nuha tha se Komuna e Vitisë është një komunë me ekspansion të jashtëzakonshëm. Gjithashtu, ai ka falënderuar kryetarin Haliti për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në aktivitete të ndryshme, të zhvilluara në komunën e Vitisë, ndër vite.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat