Fituesi i Turit operacion në shtyllën kurrizore

Çiklizëm

Fituesi i Turit operacion në shtyllën kurrizore

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 12:53
Fituesi i Turit operacion në shtyllën kurrizore

Çiklisti kolumbian Egen Bernal, 10 ditë pas aksidentit që pësoi teksa stërvitej në vendlindjen e tij, ka rrëfyer se jeta e tij ishte në rrezik. Ai rrezikonte të mbetej i paralizuar.

“Kisha 95% mundësi që të mbetesha i paralizuar dhe të kaloja jetën në një karrige me rrota”, shprehet Bernal, fitues i Turit të Francës 2019 dhe Xhiros së Italisë vitin e kaluar.

“Natyrisht që rrezikoja të kisha vdekur pas atij aksidenti, ndaj falënderoj Zotin. Jam ende në terapi intensive, duke pritur një ndërhyrje tjetër kirurgjikale dhe jam në dorën e Zotit”, shkruan Bernal në rrjetet sociale. Mësohet se operacioni do të jetë në shtyllën kurrizore, e dëmtuar rëndë pas aksidentit që pati teksa stërvitej me skuadrën ne Kolumbi.

25-vjeçari i skuadrës Ineos, pësoi dëmtime të rënda pas aksidentit, si fraktura të femurit, 6 vertebra të thyera etj., dhe mbi të gjitha ekzistonte frika se mos mbetej i paralizuar. Tani gjërat po shkojnë disi më mirë edhe pse ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur për Egan.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat