Çanta dhe 20 mijë euro nuk u gjetën kurrë në dhomën ku vdiq çiklisti, e ëma kërkon hetim

Çiklizëm

Çanta dhe 20 mijë euro nuk u gjetën kurrë në dhomën ku vdiq çiklisti, e ëma kërkon hetim

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 18:17
Çanta dhe 20 mijë euro nuk u gjetën kurrë në dhomën ku vdiq çiklisti, e ëma kërkon hetim

 “Kërkoni dy eskortat që u ngjitën në dhomën e tij në mëngjesin që vdiq Marco”.

Ky është apeli i Tonina Bellettit, nënës së Marco Pantanit, e cila u rikthye t’i treguar të vërtetën karabinierëve të njësisë hetimore të departamentit operacional të Rimini, në një pyetësor që zgjati tre orë e gjysmë.

Ajo iu përgjigj të gjitha pyetjeve, i ofroi karabinierëve elementë të rinj dhe bëri një tjetër përmbledhje.

Është hera e dytë në pak muaj që gruaja dëgjohet nga hetuesit, që nga hetimi i ri (i treti) për vdekjen e “Piratit” që ndodhi më 14 shkurt 2004 në rezidencën “Le Rose” në Rimini.

Siç raporton ‘Il Resto del Carlino’, dy vajzat ishin ngjitur në dhomën e Pantanit dhe, më pas, kanë zbritur të veshura me një pulovër jeshile dhe një çantë. E kishin takuar Markon? A kishte në cantë ndoshta ato 20,000 euro që Pirati kishte tërhequr, por që nuk u gjetën kurrë? Dyshime dhe pyetje që mbeten ende pa një përgjigje të caktuar.

Sipas asaj që rezultoi, Pantani vdiq nga një mbidozë droge, e cila i shkaktoi edemë pulmonare dhe cerebrale.

Prokurori i Romagnas ka bërë tashmë dy hetime, herën e fundit në vitin 2015, duke arritur gjithmonë në të njëjtin përfundim..

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat