Skuadrat ruse dhe ato bjelloruse përjashtohen edhe nga garat e çiklizmit

Çiklizëm

Skuadrat ruse dhe ato bjelloruse përjashtohen edhe nga garat e çiklizmit

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:54
Skuadrat ruse dhe ato bjelloruse përjashtohen edhe nga garat e çiklizmit

Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit  ka vendosur ta përjashtojë Rusinë dhe Bjellorusinë nga garat që i organizojë ai.

Përmes një komunikate, UCI ka njoftuar se, për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë si pasojë e sulmit ushtarak të qeverisë ruse dhe asaj bjelloruse, duke e marrë parasysh mungesën e respektit të lëvizjes olimpike, ka vendosur që skuadrat çiklistike ruse dhe ato bjelloruse, nuk do të mundë të marrin pjesë në gara.

Mbi të gjitha ekipi ProTeam Gazprom-RusVelo, por edhe ekipet kombëtare të këtyre dy shteteve.

Gjithashtu, në vendimin e Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit shkruan se është vendosur që të anulohen të gjitha evenimentet që do të zhvilloheshin në Rusi dhe në Bjellorusi në këtë sezon.

E gjithë bota e sportit i ka dalë në mbështetje Ukrainës, e cila u sulmua në mënyrë agresive nga Rusia.

Nga ana tjetër, institucionet më të larta të sportit ndërkombëtar po e dënojnë Rusinë, të cilën janë duke e përjashtuar thuajse nga të gjitha garat e mundshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat