Çiklisti rus ndryshon kombësinë në shenjë solidariteti ndaj Ukrainës

Çiklizëm

Çiklisti rus ndryshon kombësinë në shenjë solidariteti ndaj Ukrainës

Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:44
Çiklisti rus ndryshon kombësinë në shenjë solidariteti ndaj Ukrainës

“Kalorësi” i Ineos Grenadiers, Pavel Sivakov, ka ndryshuar kombësinë e tij të çiklizmit nga rus në francez.

Lëvizja është miratuar nga organi drejtues botëror i çiklizmit, UCI.

24-vjeçari, i cili u rrit në Francë, e ka bërë këtë lëvizje në mes të pushtimit të Rusisë në Ukrainën fqinje.

“Unë kam dashur të bëhem një shtetas francez për një periudhë dhe e kam bërë kërkesën në UCI. Duke pasur parasysh atë që po ndodh në Ukrainë për momentin, doja ta bëja shpejt këtë,” tha ai.

“Kam lindur në Itali dhe u transferova në Francë kur isha një vjeç.

“Franca është vendi ku unë u rrita dhe u arsimova dhe ku rashë në dashuri me ngasjen e biçikletës time, e cila më çoi në gara.”

UCI i ka ndaluar ekipet kombëtare ruse ose bjelloruse të marrin pjesë në çdo ngjarje në kalendarin e UCI dhe ia ka hequr statusin UCI gjashtë skuadrave nga ato vende.

Megjithatë, UCI ka thënë se çiklistët nga ato vende në ekipe të tjera mund të konkurrojnë si neutralë.
“Komiteti i menaxhimit të UCI ka vendosur të prezantojë një rregullore specifike që u mundëson mbajtësve të licencës ruse dhe bjelloruse me shumë kombësi të kërkojnë një ndryshim të kombësisë së tyre sportive pa asnjë kufizim".

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat