Bie në humnerë, shpëton mrekullisht çiklisti 

Çiklizëm

Bie në humnerë, shpëton mrekullisht çiklisti 

Nga: K.G. Më: 23 mars 2022 Në ora: 14:46
Bie në humnerë, shpëton mrekullisht çiklisti 

Çiklisti danez, Matthias Skjelmose Jensen, përjetoi një rënie të tmerrshme në një humnerë të thellë në një garë në Katalonjë.

Danezi ishte në fillim të kolonës së çiklistëve dhe në hyrje të kthesës së madhe nuk e uli shpejtësinë, ndaj fluturoi mbi trotuar me biçikletën e tij. 

Skjelmose ra në një humnerë disa dhjetëra metra, por shpëtoi mrekullisht. 

Fatmirësisht për çiklistin, majat e pemëve dhe bimët e ndalen rënien e tij dhe e shpëtuan danezin nga lëndimet e rënda, duke ia shpëtuar jetën. 

Ai vetëm u gërvisht, por menjëherë pasi doli nga humnera, kërkoi një biçikletë tjetër dhe shprehu dëshirën për të vazhduar garën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat