Blerton Nuha ngadhënjen në Kavajë

Çiklizëm

Blerton Nuha ngadhënjen në Kavajë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2022 Në ora: 14:28
Blerton Nuha ngadhënjen në Kavajë

Çiklisti i Kombëtares së Kosovës, Blerton Nuha, ngadhënjeu në garën e parë për vitin 2022. 

Gara u mbajt në Kavajë të Shqipërisë, ku çiklistët treguan rivalitet në shteg. 

Nuha u tregua më i shkathët se të tjerët, duke e zënë vendin e parë.

Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, lavdëron rezultatin e Blertonit.

“Gara e parë për vitin 2022 dhe rezultat befasues. 

Morën pjesë nga Maqedonia, tre ekipe nga Shqipëria dhe Kosova.

Përgatitjet dimërore kanë tregu formën e Blertonit.

Shtegu ka qenë i gjatë 139 kilometra.

Për kohën pranverore, shteg i gjatë pasi në Kosove klima ka qenë shumë ftoftë”, thotë Avni Nuha për gazetën “Bota sot”.

Nuha falënderon federatën shqiptare: “E falënderoj federatën shqiptare për ftesën dhe Federata e Çiklizmit e Kosovës do të nënshkruan marrëveshje historike, që dy federatat të kanë aktivitete të përbashkëta”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat