Në fundjavë fillojnë garat e çiklizmit në Kosovë

Çiklizëm

Në fundjavë fillojnë garat e çiklizmit në Kosovë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 20:59
Në fundjavë fillojnë garat e çiklizmit në Kosovë

Federata e Çiklizmit e Kosovës, ka bërë me dije se gjatë fundjavës, do të fillon edicioni i ri garues në Kosovë. Klubet janë mirë të përgatitura, ndërsa çiklistët synojnë fitore në hapje të edicionin të ri.  

“Ju njoftojmë se në kuadër të kalendarit të garave për vitin 2022,  Federata e Çiklizmit të Kosovës organizon garën një ditore në çiklizëm rrugorë duke e bërë edhe hapjen zyrtare të edicionit garues për vitin 2022.

Gara do të organizohet me datë 17 prill 2022 me fillim në ora 11:00 ndërsa ndarja e numrave startues do të bëhet nga ora 9:00 tek pompa e karburantit Shell në Veternik në Prishtinë.  

Itenirari i garës është si vijon: Nisja do të bëhet  para pompës së karburantit “Shell’’ në hyrje të autostradës në Prishtinë ( Veternik), përgjatë autostradës A6 Arbër Xhaferi – Ferizaj Hani Elezit dhe anasjelltas. Përfundimi në hyrje të Prishtinës 1 km para pompës ,,Shell’’. Gjatësia e shtegut të garës është 127km.

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjitha klubet e licencuara në Federatën e Çiklizmit të Kosovës dhe kësaj radhe me pjesëmarrje do të na nderojnë edhe nga një klubë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Kategoritë pjesëmarrëse janë si vijon: Kadete, Femrat, Juniorë, U23, Elitë dhe Master”, njofton FÇK.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat