Befason 5 herë kampioni olimpik: Një trajner ka abuzuar me mua

Çiklizëm

Befason 5 herë kampioni olimpik: Një trajner ka abuzuar me mua

Më: 19 prill 2022 Në ora: 13:51
Befason 5 herë kampioni olimpik: Një trajner ka abuzuar me mua

Çiklisti britanik Bradley Wiggins, fitues i Turit të Francës në vitin 2012 dhe 5 herë fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike, ka rrëfyer për mediat se është abuzuar seksualisht nga një trajner kur ishte 13 vjeç. Wiggins e bëri publik këtë fakt gjatë një interviste për “Men’s Health UK”.

“Jam dhunuar nga një trajner kur isha ende fëmijë.

Një ngjarje që nuk e kam pranuar kurrë shpirtërisht, por që ka patur një impakt të fortë tek unë edhe kur isha i rritur.

Jam përpjekur në gjithë këto vite që ta varros përgjithnjë këtë ngjarje”, u shpreh Wiggins, tashmë 41 vjeç dhe i tërhequr nga sporti.

Çiklisti tha se të tregojë një ngjarje të tillë në familje asokohe ishte e pamundur, pasi ishte rritur nga njerku që nuk e donte. Ndaj, sporti i çiklizmit ka qenë një rrugëdalje për të.

“Njerku im ka qenë agresiv me mua, ndaj u mbylla në vetvete. Kam qenë një adoleshent i çuditshëm dhe biçikleta ka qenë një shpëtim për mua”, tha Wiggins.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat