Xhiroja e Italisë, starton edicionin e 105-të

Çiklizëm

Xhiroja e Italisë, starton edicionin e 105-të

Më: 6 maj 2022 Në ora: 16:12
Xhiroja e Italisë, starton edicionin e 105-të

Xhiroja e Italisë, një prej eventeve më të mëdha dhe më të bukura të çiklizmit botëror, do të ngrejë sot siparin e edicionit të 105-të. Edicioni i vitit 2022 do të startojë nga Hungaria, vend ku do të mbahen edhe tri etapat e para, për t’u zhvendosur më pas në Itali.

Një aktivitet që do të ketë 21 etapa gjithsej, me një distancë totale prej 3410 km, ndërsa do të mbyllet më datë 29 maj në Verona, ku dhe do të jetë ndalesa e fundit, teksa çiklistët do të mbyllin eventin me garën e kronometrit në një zonë kodrinore. Gjatë tri javëve të garimit, çiklistët do të kenë edhe tri ditë pushim.

Në edicionin e 105-të marrin pjesë 11 skuadra. Pritet një betejë e fortë mes çiklistëve emrave më të njohur, si: Mark Kavendish, Riçard Karapaz, Arno Demare, Simon Jets, Tom Dumolin, Mikel Landa etj., të cilët konsiderohen edhe pretendentët kryesorë për fitoren e Xhiros së Italisë.

Fituesi në fuqi i këtij evenimenti është kolumbiani Egan Bernal.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat