Çiklisti përfundon në spital për shkak të shampanjës

Çiklizëm

Çiklisti përfundon në spital për shkak të shampanjës

Më: 17 maj 2022 Në ora: 20:00
Çiklisti përfundon në spital për shkak të shampanjës

Biniam Girmai sot shkroi emrin e tij në historinë e Xhiros së Italisë, një prej garave më prestigjioze të çiklizmit botëror.

Ai u bë garuesi i parë nga Eritrea që fitonte një etapë në këtë garë çiklistike, pasi triumfoi në etapën e 10 të saj.

Por gëzimi i çiklistit nuk zgjati shumë, pasi festa e tij u kthye në telash, duke e detyruar që të shkonte në spital.

Pasi u ngjit në podium, ai mori tufën e luleve dhe shishen e shampanjës, ndërsa u ul për të hapur shishen.

Tapa kërceu më shpejt se sa e mendonte ai dhe e goditi direkt në sy, me çiklistin i cili më pas festoi me syrin e mbyllur dhe mes dhimbjeve të dukshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat