Kosova paraqitet me dy garues në lojërat evropiane

Çiklizëm

Kosova paraqitet me dy garues në lojërat evropiane

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 17:22
Kosova paraqitet me dy garues

Në Lojërat Evropiane që mbahen në Munih të Gjermanisë, FÇK do të përfaqësohet me dy çiklistët Alban Delija dhe Blerton Nuha.

Më 14 e 17 Gusht 2022, garuesit tanë do t’i kenë garat në ITT dhe në Road Race.

Të dy garuesit pritet të tregojnë paraqitje të mira, marrë parasysh përvojën e tyre të mëhershme në garat e niveleve të larta, të dyshes Delija e Nuha.

Federata e Çiklizmit e Kosovës do të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për garuesit që po e bëjnë më të mirën për përfaqësimin e shtetit tonë në garat ndërkombëtare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat