Pezullohet 1 vit nga garat dhe ngel pa skuadër

Çiklizëm

Pezullohet 1 vit nga garat dhe ngel pa skuadër

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 11:57
Pezullohet 1 vit nga garat dhe ngel pa skuadër

Çiklisti Italian Michele Gazzoli është pezulluar për një vit nga të gjitha garat, pasi doli pozitiv gjatë nje testi antidoping, të kryer në shkurt të këtij viti. Testi është kryer më 17 shkurt të këtij viti, në Portugali, por çiklisti ka vijuar të garojë deri më tani.

Gazzoli iu gjet një substancë e ndaluar, Tuaminoheptane (stimulant), që sipas çiklistit ishte marrë në mënyrë të pavullnetshme përmes një sprajti në hundë, kur ka qenë me grip. Ilaçi ishte blerë në farmaci pa këshillën e mjekut dhe pa recetë.

Për pasojë, UCI e ka pezulluar një vit çiklistin 23-vjeçar italian, pezullim që nis më 10 gusht të këtij viti, deri më 9 gusht të vitit të ardhshëm. UCI ka pranuar se ngjarja ka qenë e pavullnetshme, ndaj dhe dënimi ka qenë vetëm 1 vit e jo dy si zakonisht.

Edhe skuadra e tij Astana ka ndërprerë marrëdhëniet financiare e kontraktuale me Michele Gazzoli, që ka vepruar pa lejen e mjekut të skuadrës. Ai tashmë ka mbetur pa ekip dhe i duhet t’ia nisë nga e para kur të rikthehet në pistë pas një viti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat