​Kosova përfaqësohet në Lojërat Evropiane të Çiklizmit, Nuha: Është arritje e jashtëzakonshme

Çiklizëm

​Kosova përfaqësohet në Lojërat Evropiane të Çiklizmit, Nuha: Është arritje e jashtëzakonshme

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Kosova, përkatësisht Federata e Çiklizmit do të përfaqësohet për herë të parë me dy çiklistë në një garë evropiane.

Çiklistët Alban Delija dhe Blerton Nuha do të marrin pjesë në Lojërat Evropiane, që do të mbahen në Mynih të Gjermanisë, më 14 dhe 17 gusht në disiplinat ITT dhe Road Race.

Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, tha për KosovaPress, se pjesëmarrja në këtë garë është një arritje e madhe për çiklizmin në Kosovë dhe se janë bërë të gjitha përgatitjet për një përfaqësim dinjitoz nga dy garuesit kosovarë.

Nuha: Është krenari të marrim pjesë në këtë garë kaq të madhe

“Federata e Çiklizmit të Kosovës me rregulloren botërore të çiklizmit ka bërë ftesën zyrtare nga Federata Botërore dhe ajo Evropiane që në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Mynhen, më datën 14 dhe 17 gusht, ku ne do t’i kemi dy çiklistë, Alban Deliajn dhe Blerton Nuhën, të cilët të cilët janë kampion edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit dhe ne si federatë i kemi mbështetur me të gjitha aspektet përgatitore, logjistike dhe nesër fillojmë rrugën për në Mynhen, ku na presin më të vërtetë një garë, një sfidë e jashtëzakonshme dhe këtu është elita kryesore e çiklizmit botëror, ku ka kampion botëror, kampion olimpik.”, tha Nuha.

I pari i Federatës së Çiklizmit thotë se pritjet nga kjo garë për Kosovën nuk duhet të jenë të mëdha për shkak se aty do të marrin pjesë mbi 200 çiklistë të nivelit më të lartë evropian dhe botëror.

Nuha: Pritjet nuk i kemi të mëdha për shkak të konkurrencës së fortë

“Të them të drejtën, të dy klubet, njëri është nga klubi i çiklizmit “Kastrioti” dhe tjetri është nga klubi i çiklizmit “Gjakova 137”. Janë duke punuar në një kohë të cilët një muaj e gjysmë ka qenë në karantinë Blertoni në Shqipëri ku është përgatitur me dy trajnerë nga Shqipëria, ashtu edhe Alban Delija ka ushtruar sipas informative që i kemi nga trajneri i tij. Mendojmë të kemi fat por në këto gara është vështirë sepse aty janë 200 çiklistë dhe secili pretendon të fitojë dhe unë vetëm urojë që më i miri të fitojë”, theksoi Nuha.

Sa i përket situatës në të cilën gjendet momentalisht çiklizmi si sport në Kosovë, Nuha tha se mbetet punë e madhe për t’u bërë, derisa zbuloi se së shpejti do të fillohet me aktivitete në të gjitha shkollat në Kosovë.

Nuha: Klubet në Kosovë duhet të punon më shumë me çiklistët

“Klubet në Kosovë duhet të punojnë më shumë. Shumë herë e ceku që klubet në Kosovë janë në gjendje jo të mirë stabile financiare dhe ka klube që kanë një sportistë ose dy dhe atë e mban vetëm për arsye të pasionit që e ka për çiklizmin. Përndryshe, ne jemi duke punuar si federatë që prej muajit shtator të bëjmë përgatitjet dhe aktivitetet brenda shkollave në Kosovë…dhe aty të thithim ndonjë çiklist të mirë dhe të përgatitemi për arenat ndërkombëtare. Ne jemi duke punuar për një vizion më të gjatë për çiklistët, nuk jemi duke punuar që vetëm të marrim pjesë në këtë kampionat dhe të përfundon çdo gjë. Ne pret punë e madhe, na presin sfida të jashtëzakonshme si federatë.”, tha Nuha.

Sa i përket infrastrukturës që i nevojitet këtij sporti, Nuha tha se në Kosovë janë krijuar shtigje të niveleve shumë të larta që e mundësojnë ushtrimin e sportit të çiklizmit.

Nuha: Infrastruktura është e nivelit shumë të lartë:

“Unë kam qenë në shumë vende të botës që merren me çiklizëm. Kosova ka bërë shtigje të jashtëzakonshme për përgatitje të çiklistëve të Kosovës. Nevojitet vetëm një përkushtim. Infrastruktura është në nivelin më të lartë dhe unë gjithmonë i falënderoj Policinë e Kosovës të cilët me të vërtetë kur bëjmë aktivitete na mbështesin jashtëzakonisht dhe e ardhmja e çiklizmit në Kosovë është 100 përqind e sigurt, vetëm duhet të punohet më shumë me përkushtim”, tha në fund Nuha

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat