Kampionia e botës dëmton kokën...

Çiklizëm

Kampionia e botës dëmton kokën...

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 14:17
Kampionia e botës dëmton kokën...

Mynih ka parë të shtunën një pamje të frikshme pas një përplasjeje në garat e çiklizmit për femra, ku disa çikliste u përplasën keq në një kthesë të pjerrët.

Ndërsa shumica e garueseve ishin në gjendje të ngriheshin pas një trajtimi të shkurtër, kampionia e botës, 23-vjeçarja italiane Letizia Paternoster u dëmtua shumë keq.

Nga përplasja Paternoster dëmtoi kokën, qafën dhe shpatullat.

Vetëm pas disa minutash kujdes mjekësor në pistë, ajo u nxor jashtë sallës me barelë.

Fillimisht nuk kishte të dhëna për gjendjen e saj shëndetësore, por më pas doli se ajo nuk kishte pësuar fraktura.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat