Çiklistët e Kosovës në Kampionatin Ballkanik

Çiklizëm

Çiklistët e Kosovës në Kampionatin Ballkanik

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2016 Në ora: 16:12
Alban Delija

Çiklistët e kombëtares së Kosovës do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik. Synimi i tyre është për të arritur rezultate sa më mira në garën që do të zhvillohet me 2-3 korrik në Elbasan. Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, tha se është garë e fortë, por beson se sukseset nuk do të mungojnë. “Në Kampionatin Ballkanik marrin pjesë 12 shtete dhe Kosova do të jetë për herë të parë në këtë aktivitet të rëndësishëm. Kosova përfaqësohet me Alban Delinë në disiplinë elitë, pastaj Qëndrim Gurin, Egzon Misinin dhe Luan Halitin, që të tretë në kategorinë U-23”, tha Nuha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat