Nuha: Nëse e ka thyer për kryetarin, le ta thyen edhe kokën! - Bota Sot
Nuha: Nëse e ka thyer për kryetarin, le ta thyen edhe kokën!

Çiklizëm

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Nuha: Nëse e ka thyer për kryetarin, le ta thyen edhe kokën!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 nëntor 2016 Në ora: 13:36
Avni Nuha

Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit, nuk është në njohuri se çiklisti më i mirë në vend, Alban Delija e ka thyer biçikletën me sëpatë.  Çiklisti i klubit ‘Gjakova 137’ ka thënë se shkaku i kryetarit dhe i sekretarit e ka thyer biçikletën. “Nuk e di këtë çështje, e di që ka pasur aksident. Në qoftë se e ka thyer për kryetarin, le ta thyen edhe kokën. Nëse e ka thyer për sekretarin është ish trajneri i tij që e ka rritur dhe e ka prurë deri në këtë nivel. Unë kam respekt për at çun, por çfarë ka me klubin e tij, ajo është çështje e tyre. Nëse ka ai diçka personale me mua, le të vjen dhe t’i mi thotë në sy. E di një gjë që i ka bërë dëm federatës, sepse me 8 gusht nuk ka ardhur në Katari kur u mbajt Kampionati Botëror. At ditë ka qenë e premten, në orët e mbrëmjes, nga sekretari jam njoftuar se Alban Delija nuk po vjen shkaku i biçikletës. Ndërkaq, biçikleta ka qenë dhe me vlerë mbi 5 mijë euro. Biçikletë e federatës që është për kombëtare, bile iu është paguar edhe bileta. Të gjitha i ka pasur të rezervuara dhe ai në momentin e fundit nuk vjen. Dhe nuk kemi marr masa ndaj tij edhe pse në një aspekt e ka dëmtuar imazhin e federatës”, tha Nuha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test