Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” ngriti 8185 Euro - Bota Sot
Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” ngriti 8185 Euro

Çiklizëm

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” ngriti 8185 Euro

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 09:46
Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët

Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”, përfundoi me sukses edhe këtë vit me rastin e kthimit të rreth 30 çiklistëve në Prishtinë pas një rrugëtimi 3-ditor përreth Kosovës në mbështetje të fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Çiklistët u nisën më 2 qershor nga Prishtina me një distancë prej 500 kilometrash dhe ngjitje mbi 5000 metrash rreth e rreth Kosovës dhe u kthyen me 4 qershor në Prishtinë, rrugëtim ky i bërë për vitin e 4-të me radhë.

Aktiviteti këtë vit arriti të sigurojë 8185 Euro përmes kontributeve të kompanive e individëve që mbështetën çiklistët, kampanjës online në KosovaIdeas, si dhe lojërave interesante që u zhvilluan me rastin e kthimit të heronjëve në De Rada në Prishtinë. Kontributet do të vazhdojnë të pranohen deri në fund të muajit përmes xhirollogarisë bankare ne uebfaqe të fondacionit si dhe kampanjës online në KosovaIdeas. Qëllimi i sivjetshëm  është të sigurohen fonde që do të blejnë analizuesin CRP për spitalin e Pejës, pajisje kjo që ndihmon në kryerjen e analizave të gjakut tek foshnjet e lindura parakohes pranë inkubatorit.

Albion Hadri dhe Agim Bilalli, organizatorë dhe çiklistë, u shprehën të kënaqur me të gjithë mbarëvajtjen e aktivitetit si dhe me numrin e pjesëmarrësve në këtë udhëtim çiklistësh. “Jemi falënderues për të gjitha donacionet për këtë vit. Shpresojmë që ky aktivitet do të rritet në vitet e ardhshme,” u shpreh Hadri.

“Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” është një ngjarje bëmirëse vjetore e çiklizmit përreth Kosovës për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Ngjarja u realizua me sukses në vitiet 2014, 2015 dhe 2016 dhe po rritet çdo vit. Kjo ngjarje vjetore është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë që jetojnë në Kosovë, Mark Dixon dhe Thomas Flanagan, dhe u përkrah fuqishëm nga Eulex, Policia e Kosovës, Devolli Corporation, Astes Turkey, Rugove, BpB, Shtepiaku, dhe On Line Studio. Kampanja elektronike është ende aktive përmes platformës KosovaIdeas ku mund të dhurohet çfarëdo shume për t’mbështetur edhe më tej qëllimin e çiklistëve, e qasshme përmes linkut: http://kosovaideas.net/campaign/detail/305. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test