Thomas Geraint kryeson, Sagan fiton etapën e tretë

Çiklizëm

Thomas Geraint kryeson, Sagan fiton etapën e tretë

Nga: Fazli Berisha Më: 3 korrik 2017 Në ora: 18:38
Peter Sagan

Njëri prej çiklistëve që llogaritet si sprinteri më i mirë, sllovaku Peter Sagan ka ngadhënjyer në etapën e tretë në shtegun Vieviers-Longwy të gjatë 2012/5 kilometra të cilin e përshkoi për kohë prej 05H 07' 19'', duke lënë në vendin e dytë australianin Miachael Mattews dhe irlandezin  Daniel Martin në vendin e tretë. Sagan pas fitores i pyetur nëse kishte presion tha: “Cili është presion? Unë nuk e di se çfarë është. Para së gjithash, dua të falënderoj ekipin që me ndihmoi  gjithë ditën. Nuk ishte e lehtë me erën ballë kokës dhe me shumë stres në peloton. Ishte një ngjitje shumë e vështirë në fund. Pashë një hendek të vogël me 800 metra për të shkuar. Në fund fitova”. Pas etapës së tretë në renditjen e përgjithshme prinë anglezi Geraint Thomas  me kohë të përgjithshme 10H 00' 31''  . Fanellën e gjelbër e bartë çiklisti Marcel Kittel me 66 pikë,  ndërsa  amerikani Nathan Brown atë të bardhë me pika të kuqe(polka) me 3 pikë.

Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është franceyi Pierre Rogger Latour Kueng me kohë prej 10H 00' 56'', ndërsa çiklisti më agresiv është francezi Lilian Calmejane dhe bartë fanellën e kuqe me numër 1. Çiklistët të martën bëjnë betejën për etapën e 4-të në shtegun Mondorf Les Bains- Vittel të gjatë 207.5 kilometra. Çiklistët nisën nga qyteti Mondorf-les-Bains me 4900 banorë një qytet termik në Luksemburg  pasi pelotoni tash nga Belgjika ka kaluar në Luksemburg, i njohur për  çiklizëm me vëllezërit Schleck sidomos me Andyn. Me një ekonomi prodhimtari të pasur ushqimore. Në sport njihet me klubin e futbollit  S Mondorf Futboll, BBC Avanti Mondorf (basketboll).

Çiklizëm me Schleck Granfondo, Flèche du Sud (çiklizëm). Mondorf Les Bains ka një trashëgimi ku njihet Sinagoga (shekulli i 20-të), monumenti i John Gruen (i quajtur njeriu më i fortë në botë), burimi i Maus Kaett, shtëpitë e Art Nouveau, muzeu i avionëve. Garën çiklistët e përfundojnë, në qytetin Vittel, me 5340 banorë, e ku edicioni i 55-të i Tour de France nisi nga ky qytet para më shumë se 40 viteve. Ka një ekonomi që bazohet në shërbime pasi ka shumë banja termale e ku trajtohen sidomos të sëmurit nga veshkat. I mbushur me kazino dhe tregti tjera.  Ka një trashëgimi të lashtë kulturore si Banja termale e shënuar si monumente historike, Muzeu i turizmit dhe banjot termale, Vigie de l'eau (Qendra kërkimore për ujë dhe mjedis), Palais des congrès, Teatri Charles Garnier.

Rezultatet e etapës së 3-të

1. Peter Sagan (Slo) BORA - HANSGROHE                  05H 07' 19''          

2. Michael Matthews (Aus)TEAM SUNWEB                   05H 07' 19''

3. Daniel Martin (Irl) QUICK-STEP FLOORS                  05H 07' 19''

4. Greg  Van Avermaet (Bel) BMC RACING                   05H 07' 19''

5. Alberto Bettiol (Ita) CANNONDALE                            05H 07' 21''

6. Arnaud Demare (Fra) FDJ                                05H 07' 21''

7. Jakob Fuglsang (Nor) ASTANA PRO               05H 07' 21''

8. Geraint Thomas (Bro. M.) TEAM SKY                        05H 07' 21''

9. Chistopher Froome (Bri. M.) TEAM SKY                    05H 07' 21''

10. Rafal Majka (Pol) BORA – HANSGROHE                 05H 07' 21''

Renditja e përgjithshme

1. Geraint Thomas (Bri. M.) TEAM SKY                        10H 00' 31''

2. Christopher Froome (Bri. M.) TEAM SKY                  10H 00' 43''

3. Michael Matthews (Pol) TEAM SUNWEB                   10H 00' 43''

4. Peter Sagan (Slo) BORA - HANSGROHE                  10H 00' 44''

5. Edvald Boasson Hagen (Nor) DIMENSION      10H 00' 47''

6. Roger Latour Pierre (Fra) AG2R LA MONDIALE       10H 00' 56''

7. Philippe Gilbert Philippe (Ger) QUICK - STEP    10H 01' 01''

8. Michal Kwiatkowski (Pol) 5TEAM SKY   10H 01' 03''

9.  Tim Wellens (Bel) LOTTO SOUDAL                          10H 01' 03''

10. Nikias Arndt (Ger) TEAM SUNWEB                          10H 01' 05''

Renditja e ekipeve

1. Team Sky (Bri. M.)     30H 01' 52''

2. Quick - Step Floors (Bel)     30H 02' 53''

3. Movistar Team (Spa)           30H 03' 08''

4.Bora – Hansgrohe (Gjer)      30H 03' 09''

5. Team Sunweb (Gjer)  30H 03' 19"

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat