Fitorja e 4-t e Marcel Kittelit, kryeson Froome - Bota Sot
Fitorja e 4-t e Marcel Kittelit, kryeson Froome

Çiklizëm

E hënë, 12 nëntor 2018

Fitorja e 4-t e Marcel Kittelit, kryeson Froome

Nga: Fazli Berisha Më: 11 korrik 2017 Në ora: 18:19
Marcel Kittel

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 104-të-etapa e 10-të

Pas një pushimi një ditorë, çiklistët i janë kthyer garës dhe freskia ishte shumë e mirëseardhur për të gjithë. Nga ky pushim duket përfitoi më së shumti çiklisti gjerman Marcel Kittel  i cili  shtegun Perigueux – Bergerac të gjatë 178 kilometra, e përshkoi  për 04H 01' 00' dhe kjo është fitorja e katërt në këtë edicion. Kittel la prapa në vendin e 2-të John Degenkolb  dhe në pozitën e 3-të  Dylan Groenewegen. Kryesuesi i garës dhe kampioni aktual Chris Froome (Team Sky) foli për “letour.com” para fillimit të garës këtë mëngjes: "Ne humbëm Geraint. Dita e pushimit ishte shumë e mirëpritur për të gjithë pelotonin, ne jemi të freskët dhe gati për të garuar. Pavarësisht se skuadra e humbi Geraint Thomasin që është një goditje e madhe për ne, por ne do të shkojmë  së bashku dhe shpresojmë se do të fitojmë në  javët e ardhshme. Kjo është një humbje e madhe për garën që e humb Richie Porten të cilit i urojmë shërim të shpejtë, sikur është humbje edhe për Rafal Majkon në mbret i maleve”. Renditja e përgjithshme ka mbetur e njëjtë edhe  pas etapës së 10-të në renditjen e përgjithshme prinë kampioni aktual Christopher Froome me kohë të përgjithshme 42H 27' 28''. Fanellën e gjelbër tash e bartë fituesi i dy etapave me radhë çiklisti gjermani Marcel Kittel me 275 pikë,  ndërsa francezi Warren Bargul  bartë fanellën e bardhë me pika të kuqe (polka)  me 60 pikë. Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është amerikani Simon Yates  me kohë prej 42H 29' 30'', ndërsa çiklisti më agresiv ishte francezi Elie Gesbert dhe bartë edhe fanellën (kombinative të kuqe me numër 1.

Të mërkurën çiklistët vazhdojnë garën për etapën e 11-të në shtegun Eymet- Pau të gjatë 203 kilometra. Çiklistët nisën nga Eymet me 27960 ku për herë të parë kalon gara në këtë anë me një Ekonomia: turizmi (hotelet, B & B, kamping, 15 restorante, trekking, djegje). Industria: Ruajtja e ushqimit (Lou Gascoun), kondicionimi i Bag-in-Box (Parsat), fabrika e shutter (Alpago), pajisjet e ndërtimit (Chausson), vreshtaria, mbarështimi, zanatet. Sport: AS Eymet (bashkim rugby), klubi i Janji?ve në luginën e Droptit. Eymet club kriket Ngjarjet: turne ndërkombëtar kriket, Raid of La Bastide (5 disiplina: drejtimin, biking malore, Janjiç, çiklizmit, qitje). Trashëgimia: bastide (shekulli i 13-të), chAteau d'Eymet (shekulli i 13-të), château du Pouthet (shekulli i 18-të), shtëpia e La Garenne (Shekulli i 17-të), Ura e Le Bretou (shekulli i 13-të), Dolmen e Eylias (neolitike).

Gara mbyllet në qytetin Pau me 77.600 banorë me një Ekonomia: qendra e dytë ekonomike në rajonin e Aquitaine-it prapa Bordeaux-it, ushtria, universiteti (11,000 studentë), gjeotencat, kimikatet dhe petrokimikët, industria farmaceutike, industria ushqimore, aeronautika, mekanika, kompjutera, industria e kalirave. Sport: Seksioni Paloise (bashkimi i rugby, Top 14), Elan bearnais Pau-Lacq-Orthez (basketbolli, Pro A), Pau Canoë-Kayak Club Universitaire. Stadiumi Pau-Pyrenees, stadiumin e pelotës, fermën me pelena Pau-Gelos, qendrën e trajnimit të golfit Pau-Sers hore, golf (kursi më i vjetër i gof në Evropën kontinentale, 1856). Ngjarje: Grand Prix Motor Racing, Les Etoiles de Pau (ngjarje tre-ditore), 2017 Kampionatet botërore të kayaking. Trashëgimia: Château de Pau (shekulli i 12-të) dhe muzeu kombëtar, teatri Saint-Louis, muzeu i arteve të bukura, muzeu Bernadotte, muzeu i aviacionit, orkestra e Pau Pays de Bearn, turne i Giants (muze i hapur i dedikuar për Tour de France).

 

Rezultatet e etapës së 10-të

1.  Marcel Kittel (Gjer.) UICK - STEP FLOORS                  04H 01' 00''

2.  John Degenkolb (Gjer.) TREK – SEGAFREDO           04H 01' 00''

3. Dylan Groenewegen (Fra.) LOTTO NL - JUMBO        04H 01' 00''

4. Rüdiger Selig (Gjer.) BORA - HANSGROHE     04H 01' 00''

5. Alexander  Kristoff (Nor.) KATUSHA ALPECIN             04H 01' 00''

6.  Nacer Bouhanni (Fra.) SOLUTIONS CREDITS           04H 01' 00''

7. Daniel Mc Lay (Brit. M.) FORTUNEO – OSCARO        04H 01' 00''

8.  Pieter  Vanspeybrouck (Bel.) WANTY - GROUPE GOBERT 04H 01' 00''

9. Sonny Colbrelli (Ita.) BAHRAIN – MERIDA        04H 01' 00''

10. Edvald Boasson (Nor.) DIMENSION DATA                 04H 01' 00''

 

Renditja e përgjithshme

1. Christopher Froome (Bri. M.) TEAM SKY          42H 27' 28''               

2.  Fabio Aru (Ita) ASTANA PRO TEAM                 42H 27' 46''

3. Romain Bardet (Fra.) AG2R LA MONDIALE     42H 28' 19''

4. Rigoberto Uran (Kol.) CANNONDALE DRAPAC           42H 28' 23''

5. Jakon Fuglsang (Nor.) ASTANA PRO TEAM    42H 29' 05''

6. Daniel Martin (Ita.) QUICK - STEP FLOORS     42H 29' 12''

7. Simon Yates (SHBA) ORICA – SCOTT              42H 29' 30''

8. Nairo Quintana (Kol.) MOVISTAR TEAM           42H 29' 41''

9. Mikel Landa (Spa.)TEAM SKY                42H 30' 34''

10. George Bennett (NZL) LOTTO NL - JUMBO  42H 31' 21''

 

Renditja e ekipeve

1. Team Sky  (Brit. M.)          127H 28' 25''

2. AG2R La Mondiale (Fra.)             127H 35' 37''

3. Astana Pro Team (Kaz.)              127H 54' 42''

4. Trek – Segafredo (SHBA)                        127H 55' 51''

5. Movistar Team (Spa.)                  128H 06' 39'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test