Christopher Froome tri herë me radhë “mbret” në Paris

Çiklizëm

Christopher Froome tri herë me radhë “mbret” në Paris

Nga: Fazli BERISHA Më: 23 korrik 2017 Në ora: 20:12
Christopher Froome

Çiklsiti anglez Christopher Froome ka fituar edicionin e 104-të të Tour de France pas arriti kohë të përgjitshme prej 86h20' 55''.  Ndërsa çiklisti belg Dylan Groenewegen l ka triumfuar në etapën e 21-të të fundit, pasi shtegun Montgeroni - Paris Champs-Élysées  të gjatë 103 kilometra e përshkoi për  02h25'39''. Shpejtësia mesatare në këtë etapë ishte  41.56  km/h.

Mijëra e mijëra adhurues kanë krijuar një atmosferë të bukur me nisje në veri të Parisit, ndërsa 45 kilometra vetëm brenda Parisit me 7 rrathë, çiklistët e edicionit të 104-të të garës më prestigjioze në botë Tour de France zhvilluan etapën e fundit dhe përmbyllën garën 21 ditore 3540 kilometra,  të  ndjekur nga një  publik entuziast, askund bomba, të gjitha kontrollet e dopingut negative, miliona sportdashës dhe me një atmosferë festive në Champs Elysees.  Organizatorët duhet të jenë të kënaqur, ku mbi 13 milionë shikues ndoqën rrugëtimin me emocione, ankth e sfida të rrezikshme për çiklistët, te cilët na dhuruan në Turin e Francës. Thjeshtë si gjithmonë Tour de France nuk është vetëm çiklizëm, por përgjatë këtij rrugëtimi pasqyroi gjithë bukuritë natyrore, vlerat ekonomike, kulturore, historike, sportive dhe gjithë trashëgiminë kluturore që ka Franca dhe vendet kah kalon Turi e që këtë vit nisi nga Dyseldorfi.

Image

Mori kryesimin dhe veshi fanellën e verdhë në etapën e pestë dhe e barti deri në atë të 13-tën kur ja rrëmbeu Fabio Aru për vetëm një ditë dhe sërish riktheu kryesimin çiklisti anglez Christopher Froome 32 vjeçar,  për herë të tretë me radhë dhe i katërt në tur pasi fitoi dhe në 2013 është mbret në Paris, duke fituar edicionin e 104-të të Tour de France. Pra tash është fitues i katërtërfishtë. Nuk fitoi asnjë etapë por triumfoi në këtë edicion Froome arriti me kohë të përgjithshme prej  86h20' 55''. Në vendin e dytë u plasua kolumbiani Rigoberto Uran dhe në pozitën e tretë francezi Romain Bardet. Chris Froome ka thënë në këtë fjalim për publikun: " Është vetëm një ndjenjë e mahnitshme. Champs-Elysées kurrë nuk zhgënjen. Ka diçka magjike për këtë kur kaloni tri javë duke menduar për këtë moment. Është vetëm një shpërblim. Është e mahnitshme të shoh gruan dhe djalin tim përsëri pas disa muajsh në rrugë. Çdo herë që kam fituar Tour, ajo ka qenë kaq unike. Të gjitha fitoret e mia janë kaq të veçanta në mënyrat e tyre. Kjo do të mbahet mend si më e madhe dhe më e vështirë luftoi prej tyre. Është një nder i madh për t'u krahasuar me të mëdhenjtë si Jacques Anquetil, Eddy Merckx, Bernard”.

Eatpën e fundit të 21-tën siç thuhet në zemër të Parisit e fitoi në një rivalitet të madh çiklisti belg Dylan Groenewegen  pasi shtegun Montgeroni - Paris Champs-Élysées të gjatë 103 kilomtera e përshkoi për 02h25' 39'',duke lënë në vendin e dytë gjermanin nAndre Greipel fituesin e kësaj etape vitin e kaluar dhe norvegjezin Edvald Boasson Hagen në pozitën e tretë. Fitues në konkurrencën ekipore është skuadra SKY e Froomet.
 
Kush janë fituesit e fanellave?
 
1. Kampioni tashmë i trefishtë çiklisti anglez  Christopher Froome ka fituar fanellën  verdhë me kohë të përgjithshme prej 86h20' 55''.

Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 370  pikë e fitoi australiani Micahel Mattews.
Çiklisti francez Warren Barguil e fitoi fanellën e bardhë me topa të kuq si maloristi më i mirë me 169 pikë.
Fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e fitoi çiklisti anglez Simon Yates me kohë     prej 86h 27' 09'
Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak fitoi çiklisti francez Warren Barguil

Renditja pas etapës së 21-të

1. Dylan GROENEWEGEN (BEL)LOTTO NL-JUMBO                  02h 25' 39''

2. Andre GREIPEL (GER)LOTTO SOUDAL                                  02h 25' 39''

3. Edvald BOASSON HAGEN (NOR)DIMENSION DATA             02h 25' 39''

4. Nacer BOUHANNI (FRA)COFIDIS, SOLUTIONS                      02h 25' 39''

5. Alexander KRISTOFF (NOR) KATUSHA ALPECIN                  02h 25' 39''

6. Bortu BOZIC (SLO)BAHRAIN - MERIDA                                    02h 25' 39''

7. Davide CIMOLAI (ITA)FDJ                                                          02h 25' 39''

8. Luc PERICHON (FRA) FORTUNEO- OSCARO                        02h 25' 39''

9. Rüdiger SELIG(GER)BORA - HANSGROHE                             02h 25' 39''

10. Daniele BENNATI (ITA)MOVISTAR TEAM                              02h 25' 39''

Renditja e përgjithshme

1. Christopher FROOME (GBR)TEAM SKY                       86h 20' 55'                  

2. Rigoberto   URAN (COL)CANNONDALE DRAPAC       86h 21' 49''

3. Romain  BARDET (FRA)AG2R LA MONDIALE            86h 23' 15''

4. Mikel LANDA (ESP)TEAM SKY                                       86h 23' 16''

5.  Fabio ARU ITA) ASTANA PRO TEAM                          86h 24' 00''

6. Daniel MARTIN (ITA) QUICK - STEP FLOORS             86h 25' 37''

7. Simon YATES(GBR) ORICA – SCOTT                          86h 27' 09''

8.  Louis MEINTJES (RSA) UAE TEAM EMIRATES         86h 29' 15'

9.  Alberto CONTADOR (ESP) TREK – SEGAFREDO     86h 29' 44''

10. Warren BARGUIL(FRA) TEAM SUNWEB                   86h 30' 20''

Renditja e ekipeve

1. TEAM SKY (GBR)                                                             259h 21' 06'' 

2. AG2R LA MONDIALE (FRA)                                           259h 28' 20''

3.  TREK – SEGAFREDO(USA)                                          261h 05' 52''

4.  BMC RACING TEAM(USA)                                             261h 10' 55''

5. ORICA - SCOTT   (AUS)                                                  261h 13' 27''  

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat