Garë e fortë

Çiklizëm

Garë e fortë

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 19:44
Nibali

Ashtu sikurse pritej, Vuelta e Spanjës vazhdon të jetë e hapur për sa i përket emrit të fituesit, me Chris Froome dhe Vincenzo Nibali që janë ende në garë mes tyre për fitimin e turneut iberik të biçikletës. Sot, me nisjen e maloreve të fundit, italiani bëri një paraqitje më të mirë se rivali britanik, duke i rrëmbyer 42 sekonda dhe tashmë është 1’16” pas Froome në klasifikimin e përgjithshëm. Ndërkohë që janë ende edhe 4 etapa deri në fund, duke e bërë mjaft interesante garën për titull, raporton telesport.

Sot u zhvillua etapa e 17-të, Villadiego-Los Machucos, 180,5 km e gjatë, një etapë me disa malore të forta, që vunë në vështirësi çiklistët. I pari që mbërriti në finish ishte austriaku Stefan Denfil, pas 4h48’52”, duke lënë pas spanjollin Alberto Contador, kolumbianin Angel Lopez Moreno dhe italianin Vincezo Nibali. Froome u rendit në vendin e 14-të, duke mbërritur pas 1’46” nga fituesi, por vazhdon të ruajë kreun dhe mban të veshur fanellën e kuqe të liderit të Vueltës së Spanjës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat