Ngacmonte seksualisht çiklistet e reja

Çiklizëm

Ngacmonte seksualisht çiklistet e reja

Më: 17 janar 2018 Në ora: 14:10
Ilustrim

Federata Italiane e Çiklizmit, përmes një komunikate të shkurtër për media, ka bërë me dije se ka përjashtuar përgjithnjë nga sporti trajnerin Giordano Romoli. Përmes komunikatës nuk bëhet me dije arsyeja, por burime nga Federata deklarojnë se trajneri është akuzuar dhe më pas dënuar për ngacmime seksuale që kryente në adresë të çiklisteve të reja.

Vendimi është marrë nga Gjykata sportive e Federatës Italiane të Çiklizmit, që e ka shpallur fajtor trajnerin, pas denoncimeve të bëra. Madje mësoeht se hetimet për këtë çështje kishin disa vite që kishin nisur dhe në process kanë qenë edhe disa sportiste, që kanë mbështetur dhe konfirmuar abuzimet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat