Skandal dopingu në Itali

Çiklizëm

Skandal dopingu në Itali

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 17:22
Pamje nga një garë

Hija e dopingut rikthehet sërish në sportin e çiklizmit edhe pse nuk bëhet fjalë për profesionistët. Policia italiane ka kryer disa arrestime te drejtuesit e Altopack, një nga ekipet më të mëdha çiklistike për diletantë në Itali. Mes të arrestuarve edhe pronari i klubit, një ish-drejtues dhe një farmacist, që në bashkëpunim u jepnin çiklistëve substanca të ndaluara. Sipas një komunikate të shpërndarë nga policia italiane, ka qenë pikërisht pronari i klubit çiklistik ai që rekrutonte dhe më pas inkurajonte sportistët që të prdornin substance të ndaluara në garë dhe pikërisht EPO, një homron i rritjes, por edhe ilaçe anti-dhimbje, që kishin në përbërje substanca të ndaluara.

Të akuzuarit i merrnin sportistët në një shtëpi që ishte vënë në diaspozicion pikërisht për të dopuar çiklistët pas garave, duke u injektuar në vena substancat e ndaluara, pasi gjatë grumbullimeve kjo procedurë nuk përdorej, nga frika e kontrolleve antidoping nga Federata Italiane e Çiklizmit. të përfshirë në këtë skemmë mbi 5 persona, ku secili mbulonte një sektor të caktuar në këtë zinxhir dopingu, përfshi edhe mjekë që jepnin recetë për blertjen e substancave të ndaluara në farmaci. Një skandal dopingu që ka tronditur pa masë këtë sport në Itali, që u bë publik pas disa muajsh hetimi, duke bërë publik një sistem të tërë të manipulimit në sportin e biçikletës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat