Lance Armstrong, marrëveshje për çështjen e dopingut

Çiklizëm

Lance Armstrong, marrëveshje për çështjen e dopingut

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:11
Lance Armstrong

Legjenda amerikane e çiklizmit Lance Armstrong ka rënë dakord të paguajë 5 milionë dollarë për t’i dhënë zgjidhje një padie sipas së cilës ai i detyrohej qeverisë amerikane 100 milionë dollarë për përdorimin e substancave që nxisin rendimentin gjatë konkurimit për ekipin e sponsorizuar nga Shërbimi Postar amerikan.

Marrëveshja vjen pak më shumë se dy javë përpara fillimit të seancave gjyqsore të planifikuara ndaj Lance Armstrong-ut në Uashington.

Pas refuzimit për vite me rradhë, Lance Armstrong pranoi gjatë një interviste televizive se ai kishte përdorur substanca të ndaluara duke shënuar rekord me fitoren shtatë herë të turit çiklistik të Francës, ngjarjes më të rëndësishme të çiklizmit, nga viti 1999 deri në 2005.

Në vitin 2012 atij iu hoqën të gjitha titujt e fituar të turneut, pas një hetimi të kryer nga Agjencia Antidoping e Shteteve të Bashkuara që doli në përfundimin se ai dhe shumë nga shokët e tij të skuadrës kishin përdorur doping.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat