Bëhu pjesë e fushatës: “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët 2018” - Bota Sot
Bëhu pjesë e fushatës: “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët 2018”

Çiklizëm

E hënë, 15 tetor 2018

Bëhu pjesë e fushatës: “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët 2018”

Më: 15 maj 2018 Në ora: 15:11
Pamje nga një garë

Çiklistë lokal organizojnë ngjarjen bamirëse  “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” për të pestin vit me radhë në ndihmë të “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë" e cila do fillojë me 7 Qershor deri më 10 Qershor. Sfida në vitin 2018 do të jetë ngasja e biçikletave rreth Kosovës, me një devijim të shkurtër për në Shqipëri, duke kaluar nëpërmes disa nga qytetet më të mëdha për 4 ditë. 

Mbledhja e fondeve këtë vit do bëhet  për të blerë një makinë analizatori të gazit – GEM 3000 për repartin e maternitetit të Gjakovës. Ky analizues është esencial në matjen e nivelit të O2 dhe CO2 tek ato foshnje që kanë vështirësi me frymëmarrje dhe është thelbësore në diagnostikimin e hershëm nëse foshnja duhet të dërgohet për trajtim të specializuar në kujdes të tretë (terciar).

Këtë vit ne ftojmë qytetarët të bëhen pjesë e fushatës duke na ndihmuar në një nga mënyrat si: shpërndani fushatën online me shoqërinë tuaj në rrjete sociale, jepni edhe ju mbështetjen financiare për të ndihmuar foshnjat, ftoni palë të interesit që të dhurojnë mbështetje financiare dhe të marrin pjesë në ngjarjen përmbyllëse. Fushata është aktive në platformën e Kosova Ideas. 

Bëhuni pjesë e kësaj fushate duke klikuar butonin e mëposhtëm dhe duke dhuruar për të shpëtuar jetë të fëmijëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test