Mbahet edicioni i katërt i garës çiklistike "Zarushi 2018" - Bota Sot
Mbahet edicioni i katërt i garës çiklistike "Zarushi 2018"

Çiklizëm

E martë, 23 tetor 2018

Mbahet edicioni i katërt i garës çiklistike "Zarushi 2018"

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 13:05
Njoftimi

Klubi i Çiklizmit "Gjakova 137" në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës organizon edicionin e katërt të garës çiklistike MTB - "Zarushi 2018".

Gara, e cila mbahet më 10 qershor, do të zhvillohet në shtegun e posa rregulluar në parkun e qytetit prapa bibliotekës së qytetit dhe do të jetë e hapur për të gjithë adhuruesit e sportit të çiklizmit të gjitha grup moshave dhe gjinive.

Gara do të ndahet sipas kategorive:

1. 8 - 12 vjeç -   1 rreth   - 1.3 km

2. 13 - 16 vjeç -   5 rrathë - 6.5 km

3. 17 - 21 vjeç -  15 rrathë - 19.5 km 

4. 22 - 35 vjeç -  15 rrathë - 19.5 km

5. 36 + vjeç (veteran)  15 rrathë - 19.5 km

6. Vajzat -    5 rrathë - 6.5 km

Fëmijë të cilët i takojnë grupmoshave 8-12 dhe 13-16 është e domosdoshme të jenë të shoqëruar nga prindërit dhe helmeta është e obligueshme gjatë zhvillimit të garës.

Regjistrimi i pjesëmarrësve do të bëhet nga ora 9:00 në parkun e qytetit prapa bibliotekës së qytetit. Gara fillon në ora 11:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test