Frikë nga terrorizmi

Çiklizëm

Frikë nga terrorizmi

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 18:01
Pamje nga garë

Mbi 30 mijë agjentë, forca të xhandarmarisë e ushtrisë do të angazhohen për të siguruar qetësinë në Turin e Francës në çiklizëm, event që do të nisë më datën 7 korrik. Lajmin e kanë konfirmuar sot organizatorët e këtij turneu, pas kërkesës që ka bërë Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI). Masat janë shtuar sidomos pas vendimit fillestar për të lënë jashtë çiklistin britanik Chris Froome për shkak të dopingut dhe më pas vendimit të dytë se ai është i pafajshëm dhe mund të garojë.

Froome është çiklisti që pritet me padurim nga fansat dhe është në qendër të vëmendjes, duke qenë se është kampion në fuqi. Organizatorët kanë bërë me dije gjithashtu se përgjatë 3 javëve të garës pritet që në çdo etapë të jenë nga 10 deri në 12 mijë shikues që do të qëndrojnë në rrugë për të mbështetur garuesit. Në sigurinë e turneut do të përfshihen edhe zjarrëfikësit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat