Triumf i Peter Sagan në etapën e dytë dhe vishet verdhë

Çiklizëm

Triumf i Peter Sagan në etapën e dytë dhe vishet verdhë

Nga: Fazli Berisha Më: 8 korrik 2018 Në ora: 18:42
Peter Sagan

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 2-të

Dita e dytë në Tour de France ka sjellë një tjetër fitues edhe atë një çiklist mjaft të njohur çiklistin sllovak që për vite ka qenë bartës i fanellës së gjelbër Peter Sagan, i cili shtegun Mouilleron-Saint-Germain deri në La Roche-sur-Yon të gjatë 182.5 kilometra e përshkoi për 04h 06' 37'', duke lënë në vendin e dytë italianin  Sonny Colbrelli dhe francezin  Arnaud Demare në pozitën e tretë.

Image

Sagan

Gjatë ditë së sotme kampioni aktual i Tor de France Cristopher Froome kishte folur për radion franceze, në lidhje me rrëzimin e tij duke thënë: ”Për fat të mirë, unë nuk u rrëzova dje në asfalt, por në anën rrugore, kështu që unë nuk jam lënduar. Është mjaft e zakonshme për fazën 1 të Tour de France. Nuk është hera e parë për që kam humbur kohën në fillim. Në vitin 2012 kisha humbur më shumë se një minutë. Gara është ende e gjatë. Këmbët e mia janë mirë. Unë jam duke pritur për shtigjet malore”. Edhe gjatë kësaj dite pati rrëzime të çiklistëve për fat të mirë pa pasoja.

Fanellën e verdhë pas fitores së sotme e bartë sllovaku e Peter Sagan me kohë me kohën prej 08H 29' 53''i ndjekur nga kolumbiani Gaviria, ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë kryesuesi i renditjes sllovaku Peer Sagan  me 104 pikë, Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti nga Zelanda e re Dion Smith  me 1 pikë e si çiklisti më ri e bartë kolumbiani Fernando Gaviria  8h29' 59'' , ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv çiklisti francez Sylvian Chavanel me 183 pikë. Çiklistët të hënë ka garë në qytet që njihet si koha në rrugë (TTT) në etapën e 3-të në qytetin Cholet  një shteg me 35.5 kilometra gjatësi. Cholet është një qytet me 56 mijë banorë me një Ekonomi: që sektorët kryesorë janë Industria ushqimore (Charal, Pasquier, Doux lait, L'Abeille ...), logjistikë dhe transport (Antoine Distribution, Ziegler, Géodis, STG, Transports Raud, Transports Ageneau ...) (Thales, Bodet, Nicoll, Palamy, Jeanneau, Matechplast),Turizmi. Foirail de Cholet: tregu kryesor i gjedhëve për viçin në Francë. Sport: 15,800 anëtarë në 103 klube sportive. 70 disiplina. Klubet drejtuese: Stella Sport la Romagne (pingpong Pro A), Cholet Basket (Pro A), Stade Olympique Choletais (futbolli, ndarja e tretë), Hockey Club Choletais (Dogs në ndarjen 1) Union Cycliste Cholet 49 (çiklizëm DN2), Badminton Associatif Choletais (badminton N1). Kultura: Espace Saint-Louis: teatër, muzikë dhe valle konservator. Festival des arlequins: Festivali i teatrit amator, Festival des z'allumés: festivali vjetor i të rinjve. Karnaval: një ditë dhe një edicion nate, karnaval i parë natën në Francë. Estijazz: festivali vjetor i xhazit në parkun Moine. Les Enfantillages: tregon për fëmijët.

Rezultatet e etapës së 2-të

1. Peter Sagan  (SVK)       04H 06' 37''     

2. Sonny Colbrelli (ITA)      04H 06' 37''

3. Arnaud Demare (FRA)   04H 06' 37''

4. André Greipel (GER)      04H 06' 37''

5. Alexander Kristoff (NOR)               04H 06' 37''

6. Timothy Dupont (BEL)   04H 06' 37''      

7. Alejandro Valverde (ESP)       04H 06' 37''

8. Andrea Pasqualon (ITA) 04H 06' 37''

9. John Degenkolb (GER)  04H 06' 37''

10.Philippe Gilbert (BEL)    04H 06' 45''

Renditja e përgjithshme

1. Peter Sagan (SVK)        08H 29' 53''

2. Fernando Gaviria Rendon (COL)    08H 29' 59''

3. Sonny Colbrelli (ITA)      08H 30' 03''

4. Marcel Kittel (GER)                08H 30' 05''

5. Sylvain Chavanel (FRA) 08H 30' 06''

6. Philippe Gilbert (BEL)     08H 30' 07''

7. Geraint Thomas (GBR)  08H 30' 08''      

8. Oliver Naesen (BEL)      08H 30' 08''

9. Alexander Kristoff (NOR)       08H 30' 09''      

10. John Degenkolb (GER) 08H 30' 09''              

 Renditja ekipore

 1. Quick - Step Floors        25H 30' 27''       -

2. Wanty - Groupe Gobert 25H 30' 27''       -

3. Astana Pro Team  25H 30' 27''       -

4. Trek – Segafredo  25H 30' 27''       -

5. Bora – Hansgrohe 25H 30' 27''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat