Holandezi Groenewegen ngadhënjen për herë të dytë me radhë

Çiklizëm

Holandezi Groenewegen ngadhënjen për herë të dytë me radhë

Nga: Fazli Berisha Më: 15 korrik 2018 Në ora: 12:18

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 8 - të

Dy ditë të lumtura dhe dy etapa me radhë të suksesshme për çiklistin holandez Dylan Groenewegen, i cili ngadhënjeu për herë të dytë me radhë pasi shtegun Dreux - Amiens Métropole të gjatë 181 kilometra e përshkoi për 04h 23' 36'', duke lënë prapa në vendin e dytë gjermanin Andre Greipel dhe kolumbianin Fernando Gaviria në pozitën e tretë. Kampioni aktual britaniku Christophet Froome gjendet në pozitën e 12-të në renditjen e përgjithshme me ngecje prej 1 minute e 6 të qindtat, ku kanë kaluar 1 e treta e etapave dhe kur është duke pritur shtigjet malore u ka varë shpresat për një triumf të sërishëm.

Nuk ka ndryshime në renditjen e përgjithshme. Edhe më tutje në renditjen e përgjithshme prin belgu Greg Van Avermaet me kohë me kohën prej 32h 43' 00''. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peer Sagan me 277 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti nga Letonia Toms Skujins me 6 pikë e si çiklisti më ri që e bartë fanellën e bardhë është holandezi Kragh Soren Andersen 32h 44' 07'', ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv i etapës është çiklisti francez Fabien Grellier.

Çiklistët të dielën garojnë për etapën e 9-të në shtegun Arras Citadelle - Roubaix të gjatë 156.5 kilometra. Garuesit nisen nga qyteti Arras Citadelle me 42 mijë banorë me Ekonomia: industria ushqimore, transporti dhe logjistika, industria elektrike, kimikatet. Në aglomeratin e Arras prodhohen akullore Haagen Dazs. Markë të tjera të famshme lokale janë çokollata e Vermontit, salmoni i peshkut ose perimet C'Zon. Sport: ASPTT Arras (basketboll për femra), Arras Rugby Club. CUA (klubi numër një i kanioneve në Francë). Një qytet kulturor me Festivalin në sheshin kryesor (musice, korrik), Arras Film Festival. Çiklistët përfundojnë garën në qytetin Roubaix me 96.360 me një Ekonomi: pazar në shtëpi (La Redoute, Vert Baudet, Damart . dizajn tekstili (Camaieu, Okaidi, Groupe Happychic ), me shumicë dhe supermarkete (Auchan), ekonomi dixhitale (Showroomprivé.com, Cylande, Ankama, OVH ), Blanchemaille (grupi i tregtisë elektronike). Universiteti 10.000 studentë. Sport: më shumë se 80 klube në 50 disiplina. Roubaix Natation (not, Fantine Lesaffre, kampion francez me 200 m kampion francez në vitin 2017), Boks (Maïdin El Garni, kampion i lehtë francez në 2017). Kultura: Shumë ndërtesa industriale u shndërruan në mjedise kulturore e ku mbahen shumë festivale.

Rezultatet e etapës së 8-të

1. DYLAN GROENEWEGEN (NED) 04h 23' 36''

2. ANDRÉ GREIPEL (GER) 04h 23' 36''

3. FERNANDO GAVIRIA RENDON (COL) 04h 23' 36''

4. PETER SAGAN (SVK) 04h 23' 36''

5. JOHN DEGENKOLB (GER) 04h 23' 36''

6. ALEXANDER KRISTOFF (NOR) 04h 23' 36''

7. ARNAUD DEMARE (FRA) 04h 23' 36''

8. THOMAS BOUDAT (FRA) 04h 23' 36''

9. NIKIAS ARNDT (GER) 04h 23' 36''

10.MARK CAVENDISH (GBR) 04h 23' 36'

Renditja e përgjithshme

1. GREG VAN AVERMAET (BEL) 32h 43' 00''

2. GERAINT THOMAS (GBR) 32h 43' 07''

3. TEJAY VAN GARDEREN (USA) 32h 43' 09''

4. PHILIPPE GILBERT (BEL) 32h 43' 16''

5. BOB JUNGELS (LUX) 32h 43' 22''

6. RIGOBERTO URAN (COL) 32h 43' 49''

7. ALEJANDRO VALVERDE (ESP) 32h 43' 55''

8. RAFAL MAJKA (P)L) 32h 43' 56''

9. JAKOB FUGLSANG (DEN) 32h 43' 57''

10.RICHIE PORTE (AUS) 32h 43' 57''

Renditja ekipore

1. QUICK - STEP FLOORS 98h48' 50''

2. BMC RACING TEAM 98h48' 58''

3. TEAM SKY 98h50' 40''

4. BAHRAIN – MERIDA 98h 52' 46''

5. MOVISTAR TEAM 98h52' 51

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat