Francezi Arnaud Demare triumfoi me sprint - Bota Sot
Francezi Arnaud Demare triumfoi me sprint

Çiklizëm

Francezi Arnaud Demare triumfoi me sprint

Nga: Fazli Berisha Më: 26 korrik 2018 Në ora: 18:57
Francezi Arnaud Demare triumfoi me sprint

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 18-të

Vapë e madhe 31 gradë celsius  në ditën e sotme, kur po zhvillohet etapa e 18-të e edicionit të 105-të të Tour de France dhe kur u zhvillua një garë jashtëzakonisht e ashpër në një teren të sheshtë dhe francezi Arnaud Démare arriti me një sprint të shënojë fitore në etapën e 18-të pasi  shtegun Trie-sur Baïse -  Pau  i gjatë  171 kilometra e përshkoi për 03h 46' 50'' duke lënë prapa një tjetër francez Laporte dhe norvegjezin Kristoff në vendin e tretë. Vetëm edhe tri etapa kanë mbetur deri në përfundim të këtij edicioni dhe duket se Turin do ta fitojë një tjetër anglez Thomas Geraint nga skuadra SKY dhe vështirë se do ta rrezikojë përveç kampioni aktual Chris Froome nëse do të arrijë ndonjë mrekulli. Edhe pas  etapës së 18-të nuk ka ndryshim në 10 e parë dhe  anglezi Thomas Geraint  prin  me kohë me kohën prej  74h 21' 01''.

Image

Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peter Sagan  me 467 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti francez Julian Alaphilippe me 140 pikë e si çiklisti më ri që e bartë fanellën e bardhë është francezi  Pierre Roger Latour  74h 37' 04'', ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv i etapës është çiklisti  australian Luke Durbridge. Të premten çiklistët garojnë për etapën e19-të në shtegun Lourdes - Laruns i gjatë 200-5 kilometra, një shteg malorë me ngjitje të mëdha katra dukshëm të larta prej 1.419 m, 2.115 metra, 1.156 dhe e fundit 1.709 metra lartësi dhe shkallë vështirësie  deri në 7.3 për qind. Tipike etapë për malorsistët e sidomos për Froome të bëjë diçka më shumë.

Image

Çiklistët nisen nga qyteti me 14.300 banorë e një Ekonomia: turizmi fetar, plasturgia, aeronautika, pajisjet e shtëpisë, tekstili, bioteknologjitë, pajisjet shtëpiake.Sport: Lourdes VTT (biçikletë malore), Klubi i futbollit Lourdais XV (bashkimi i rugby), Klubi i futbollit Lourdais XI (futboll), Bashkimi Tarbes Lourdes Pyrénées Basket. 48 klube sportive (7,400 anëtarë). Festivale: Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Fetare në Lourdes, Festat e Nightscapades, Festivali i Arteve dhe Kinemasë.

Ndërsa e mbyllin garën në qytetin Laruns me 1.215 banorë dhe me një Ekonomi: Hidroelektrike, turizëm (vendpushimi i skive Artouste, spa Eaux Chaudes termike), tregti, ndërtim (marangozë, piktorë), pastoralizëm. Sport: 16 klube duke përfshirë Olympique Ossalois (rugby), Ossau Handball Club, Klubi i Artouste. Ngjarjet: Sfida Ossau grupon 4 gara në zhvillim, Ossaloise (qershor) dhe Aubisque (gusht), Trail Grand i luginës Osau (korrik), Tour du Piémont pyrénéen (çiklizmit, gusht, Tour du Pic du Midi d'Ossau shtator). Festivale: transhumance e luginës Ossau (korrik), «Nousté Damo de Laruntz» (panairi tradicional, 15 gusht), Panairi i djathit (tetor, 15,000 vizitorë).

Rezultatet e etapës së 18-të

1. Arnaud Demare  (FRA)        03h 46' 50''

2. Christophe Laporte (FRA)   03h 46' 50''

3. Alexander Kristoff (NOR)     03h 46' 50''

4. Edvald Boasson Hagen (NOR)     03h 46' 50''

5. Sonny Colbrelli (ITA) 03h 46' 50''

6. Maximiliano Ariel Richeze (ARG)  03H 46' 50''

7. John Degenkolb (GER)       03h 46' 50''

8. Peter Sagan (SVK)    03h 46' 50''

9. Taylor Phinney (SHBA)       03h 46' 50''

10. Timothy Dupont (BEL)       03h 46' 50''

Renditja e përgjithshme

1. Geraint Thomas (GBR)        74h 21' 01''

2. Tom Dumoulin (NED) 74h 23' 00''

3. Chris Froome (GBR)  74h 23' 32''

4. Primozh Roglic (SLO) 74h 23' 48''

5. Nairo Quintana (COL) 74h 24' 31''

6. Steven Kruijswijk (NED        74h 25' 20''

7. Mikel Landa Meana (ESP)  74h 25' 35''

8. Romain Bardet (FRA) 74h 26' 14''

9. Daniel Martin (IRL)     74h 27' 34''

10. Jakob Fuglsang (GER)      74h 30' 32''

Renditja ekipore

1. Movistar Team 223h 09' 09''

2. Bahrain – Merida       223h 33' 29''

3. Team Sky         224h 05' 22''

4. Team Lotto Nl – Jumbo       224h 10' 47''

5. Astana Pro Team       224h 14' 44'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test